Karzai përshëndet planin e Obamës
Presidenti afgan, Hamit Karzai, përshëndeti dje planin e ri të kreut të Shtëpisë së Bardhë për luftën në Afganistan, duke deklaruar se "gëzon mbështetjen tonë të plotë". Plani në fjalë, i bërë publik të premten nga Presidenti amerikan, Barak Obama, do të përqendrohet te dërgimi i më shumë trupave në Afganistan, përmirësimi i trajnimit të tyre, si dhe më shumë njohje për çështjet më kyçe të këtij konflikti. Sipas Obamës, plani do kërkonte zgjidhje për "një prej sfidave më të mëdha të sigurisë botërore".