Pritje heroike për Drogban

Më tepër se 300 tifozë u mblodhën në Shanghai për të pritur sulmuesin e Bregut të Fildishtë, Didier Drogba, i cili erdhi për të finalizuar transferimin e shumëpritur te skuadra nga Super League kineze, Shanghai Shenhua.
Drogba ka nënshkruar kontratë për dy vjet e gjysmë me pagë javore prej 300 mijë dollarësh. 34 vjeçari do të bashkohet me ish partnerin e tij sulmues nga Chelsea, Nicolas Anelka. Shumica prej tifozëve të tubuar në aeroportin ndërkombëtar të Shanghait kishin veshur fanellat “Drogba 11” dhe shpresojnë që ai do të ndihmojë skuadrën të përmirësojë rezultatet e këtij edicioni, pasi aktualisht gjendet në pozitën e 13-të nga 16 skuadra në Super League.
“Besoj se me ardhjen e tij, rezultatet do të përmirësohen në mënyrë të konsiderueshme sepse ai ka raport të mirë me Anelkan”, tha tifozi 23 vjeç Zhu Hongbo.