Ba nuk lëviz nga Newcastle

Sulmuesi i Newcastle United, Demba Ba ka këshilluar tifozët e klubit të injorojnë spekulimet rreth largimit të tij nga St James Park gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Reprezentuesi senegalez thuhet se kërkohet nga Manchester United dhe Tottenham. Por, ai ka insistuar se nuk mendon të ndërrojë mjedis.
“Çka mund të them? Tifozët më shohin në fushë me fanellën e Newcastles, ky është mesazhi im për ta. Gazetat shkruajnë shumë bërllok. Ende jam futbollist i Newcastles. Jam i kënaqur këtu dhe gjithmonë kam buzëqeshjen në fytyrë”, deklaroi Ba për Sky Sports News.