E Diel, 1 Nëntor 2026

Kontenierët e mbeturinave, burim aksidentesh në Tiranë

Pastërtia në Tiranë do të mbesë gjithnjë problem. Nëse shumë qytetarë ankohen se koshat e plehrave përpara banesave apo pallateve të tyre nuk pastrohen, shumë të tjerë shprehin të tjera shqetësime. Koshat e plehrave janë vendosur thuajse në çdo rrugë të qytetit. Por në ndryshim nga rregullorja, ata janë vendosur në mes të rrugës duke penguar qarkullimin e mjeteve dhe duke u bërë shkaktar për aksidente. Është parashikuar që për vendosjen e

koshave të plehrave duhet të ketë vende apostafat në anë të rrugës, të cilët duhet të jenë të futur nëpër trotuare në mënyrë që mos të pengojnë as lëvizjen e lirë të makinave por as të qytetarëve. Por firma e pastrimit që ka marrë përsipër këtë sektor në qytet e ka kthyer Tiranën në një qytet të pushtuar nga koshat e plehrave. Por jo vetëm në rrugë të drejta, prania e koshave të plehrave konstatohet edhe në kryqëzime si dhe në sheshe të ndryshme. Të kontaktuar nga gazeta, drejtues të Policisë Rrugore në kryeqytet janë shprehur se koshat e plehrave janë bërë tepër problematik për qarkullimin, madje në shumë raste janë bërë shkak edhe për aksidentet pasi drejtuesit e mjeteve devijojnë për shkak të koshave dhe përplasen me mjete të tjera.  Problem gjithashtu është edhe mos boshatisje e tyre. Kjo është e vërteta e hidhur metropolit, një vend që fare mirë do të mund ta krahasonim  me vendet me të humbura të Afrikës. Edhe pse i dhimbshëm ky është realiteti që shqiptarët hasin çdo ditë e më shumë, pa u bërë i mundur një përmirësim sado i vogël situatës së plehrave. Po të vazhdojë kjo situatë në kryeqytet me kazanë plehrash të tejmbushura që të krijojnë përshtypjen se nuk boshatisen asnjëherë.  Kontenierët në kryqëzimFotoja tregon një vend grumbullimi plehrash ku janë vendosur jo pak, por tre kosha plehrash. Në këtë kryqëzim koshat e plehrave kanë bllokuar përveçse një pjesë të kryqëzimit dhe vijat e bardha dhe mundësinë që qytetarët të kalojnë nga njëra anë e rrugës në tjetrën. Në këtë kryqëzim kohët e fundit janë regjistruar disa përplasje mjetesh për shkak të strukturës së tij dhe zënies së rrugës nga koshat. Trotuar ska, kontenieri shërben dhe për parkim Në këtë foto duke qartë një kosh plehrash që është parkuar në anë të rrugës në Rrugën e Dibrës. Në këtë pjesë rruge probleme është më i theksuar, pasi nga njëra anë rruga është e zënë nga koshi i plehrave ndërsa nga ana tjetër trotuari është prishur nga një karburant i ndërtuar në mes të pallateve. Në këtë segment rruge dy mjete nuk mund të shkëmbehen lehtësisht për shkak të koshit. Gjysma e rrugës për kontenierin, gjysma për qarkullimin e mjeteve Komentet për këtë foto janë të panevojshme. Prania e koshit në këtë segment tregon qartë bllokimin e qarkullimit, ku mjetet duhet të kalojnë me kujdes dhe nëse ndonjë biçikletë apo motor kërkon të ecë paralel anës rrugës duhet të bëjë më parë pit- stop pranë këtij koshi. Pak metra larg koshit duket se trafiku shkon në rregull dhe problemet konstatohen vetëm në këtë pikë. Në çdo kryqëzim duhet të ketë nga një kontenier mbeturinash!?Koshat e plehrave sjellin probleme, por ka edhe nga ata qytetarë që janë të durueshëm dhe presin deri sa koshat të hapin krahun dhe më pas të kalojnë. Fotoja tregon qartë se çfarë pengese duhet të kalojnë mjetet për të dalë nga njëra rrugë në tjetrën. Drejtuesi i kësaj makine duke parë që koshat kanë zënë kryqëzimin ka ndaluar pas tyre dhe mesa duket do të largohet pasi koshat të kenë vazhduar rrugën e tyre. 
Zbrazja e kontenierëve në mes të ditës dhe në mes të rrugës Duket se firma e pastrimit e paska pikë të dobët që të zërë kryqëzimet e qytetit me kosha. Pas pastrimit dhe zbrazjes së koshave, këto të fundit fillojnë e vendosen një e nga një për në vendin e tyre. Edhe pse në foto duket se në këtë zonë ka shumë vende të tjera për vendosjen e tyre, firma e pastrimit ka zgjedhur këtë kryqëzim të rrugës kryesore me rrugë lagje për ti vendosur, duke i zënë të dyja.
Asnjë kontenier nëpër lagje, vendi i tyre në rrugë Në këtë foto tregohet një kosh i vendosur pranë Medresesë. Në zonën që janë vendosur koshat duket nuk ka asnjë banesë apo biznes që të hedhë mbeturinat. Përballë tyre ka plot hapësira mes pallateve për tu vendosur apo disa metra më larg ka një shesh dhe hapësira të tjera të përshtatshme për vendosjen e tyre. Por mesa duket kjo është një mani e firmës së pastrimit të qytetit, që për të reklamuar punën u zënë rrugën qytetarëve deri në momentin që ata ti shikojnë dhe pastaj të largohen. Liri Mëhalla

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›