E Diel, 1 Nëntor 2026

Kontestimet e Vetëvendosjes: Se njohim rezultatin në disa komuna

Udhëheqës të Vetëvendosjes, kanë deklaruar se nuk i njohin zgjedhjet në komunën Skenderaj, Drenas, Malishevë dhe në Deçan, pasi që, sipas tyre 4 aktivistë të kësaj lëvizje ndërsa monitoronin procesin zgjedhor në këto komuna janë rrahur dhe kërcënuar me jetë duke pamundësuar kështu vëzhgimin e votimit.

“Ne nuk do të njohim rezultatin e zgjedhjeve në këto komuna, kurse tani jemi shqyrtuar edhe procesin e komunave tjera për të dal në fund me një deklaratë në tërësi”, tha Xhelal Sveçla, Aktivist i Vetëvendosjes.  Ndërsa, aktivistët e Vetëvendosjes kanë dëshmuar para mediave, për kërcënimet që u janë bërë, siç shprehen ata nga pjesëtar të Partisë Demokratike të Kosovës. “Kam qenë vëzhgues në pikën e “Banjës” në fshatin e ish ministrit Limaj. Përpos kërcënimeve që kemi pas gjatë gjithë ditës, ndërsa në mbrëmje jemi rrahur nga Vesel Krasniqi drejtor në Kuvendin Komunal në Malishevë i shoqëruar me një grup njerëzisht, simpatizantë të PDK-së”, thotë një vëzhgues i Vetëvendosje-s.
 
“Nga ora 7 e mëngjesit po sa ka filluar vendvotimi, kam pasur kërcënime nga të gjithë. A e din se ne të njohim mirë, ti jeton në Banjë. Kërko sa të duash para vetëm na lejoni që ne të bëjmë çfarë të dëshirojmë”, tha një tjetër vëzhgues i Vetëvendosjes. Udhëheqës, të Vetëvendosjes, kanë bërë të ditur se deri më tani kanë bërë ankesa në KQZ dhe Komisionin e Pavarur për Ankesa dhe Parashtresa, ndërsa presin rezultatet.

Shkëlzen Osmani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›