Pranga pastrueseve, vodhën në hotel
SARANDE – Dy pastrueset e një hoteli në Sarandë arrestohen për vjedhjen e parave dhe sendeve me vlerë të klientëve të tij.
Një grup studentësh të ardhur nga Universiteti i Tiranës për të kaluar fundjavën në bregdet kishin zgjedhur hotelin në lagjen 1 të qytetit. Të dielën, kur janë kthyer në dhomë kanë konstatuar mungesën e parave dhe objekteve të tjera personale. Ata lajmëruan policinë, e cila konstatoi se vjedhjet ishin kryer në 4 dhoma, pa shenja dhune, duke hedhur dyshimet menjëherë tek punonjësit e hotelit. Nga hetimi u konstatua se ishin vjedhur 100 euro, 5 mijë lekë dhe një sasi bizhuterish. Krahasimi i gjurmëve pas dyshimeve të para zbuluan se dy pastrueset, 22-vjeçarja B.Qafa dhe Z.Karaj, 44 vjeçe u arrestuan me akuzën e vjedhjes. sh.d