Vlorë, në burg “konsujt e rremë”
VLORE – Gjykata e Vlorës lë në burg tre nga të arrestuarit nga operacionit “Konsulli i rremë”.
Rikard Lushnjari, me detyrë shofer në konsullatën italiane në Vlorë, Ali Bani dhe Sadik Shgytaj janë lënë në burg pa afat deri në përfundim të hetimeve. Ndërsa i është dhënë masa e sigurisë “detyrim paraqitjeje” Alfred Guçes, 35 vjeç, për të cilin provat e paraqitura nuk kanë qenë të mjaftueshme për ta mbajtur në qeli. Katër personat e mësipërm u arrestuan katër ditë më parë nga policia e Vlorës me akuzën e “falsifikimit të dokumenteve”. Në këmbim të shumave të mëdha të parave, duke bashkëpunuar edhe me Lushnjarin, ata siguronin nxjerrje vizash, përshpejtim dhe lehtësim procedurash, duke falsifikuar dokumente të ndryshme. Megjithë mohimin e akuzave, sipas prokurorisë verifikimi i telefonatave mes tyre ka konstatuar dhe bashkëpunimin. q.b