Thaka: “Hetim ndeshjes Vllaznia-Dinamo”

Dash Frashëri
"Do të kërkoj që ndeshja Vllaznia-Dinamo për Kupën e Shqipërisë të hetohet nga Komiteti Ekzekutiv". Gjergji Thaka, anëtari i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit, shprehet i shqetësuar për situatën që po kalon futbolli ynë, sidomos pas ndeshjes së parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, Vllaznia-Dinamo (4-0), takim që dyshohet se është paracaktuar. Gjatë një interviste të dhënë për "Albania-sport.com", ish-zëvendësi i Sekretarit të Përgjithshëm të FSHF-së (në vitet 1989-1999), pohoi se ndeshjet e paravendosura po dëmtojnë jo vetëm imazhin e futbollit shqiptar por po humbasin edhe bukurinë e garës. 59-vjecari Thaka, një ish-futbollist kampion (me Partizanin, 1970-1971) dhe ndihmëstrajner i Neptun Bajkos, kur Partizani doli kampion, (1986-1987), pohon se futbolli shqiptar mund të shpëtojë vetëm nga krijimi i Ligës Profesioniste. * * * Zoti Thaka, kampionati shqiptar i Kategorisë Superiore do edhe shtatë javë të përfundojë, teksa tashmë në lojë kemi jo vetëm dy ekipet që udhëhoqën për pjesën më madhe të sezonit, Dinamon e Partizanin, por edhe Tiranën, kampionen në fuqi. Faza e tretë e sezonit të kaluar prodhoi shumë kompromise duke e kompromentuar garën. Në gjykimin tuaj, në rolin e një anëtari të Komitetit Ekzekutiv, si e vlerësoni ecurinë e kësaj faze kur janë zhvilluar katër nga 11 javët? Struktura që Federata Shqiptare e Futbollit për këtë sezon na bënte të besonim, dhe natyrisht shpresuam, që ta reduktonte në maksimum, atë që të gjithë po e etiketojnë në media si kompromis, duke iu referuar ndeshjes së Kupës së Shqipërisë, Vllaznia-Dinamo. Unë nuk e kam parë ndeshjen, nuk mund të bëj ndonjë përcaktim apo të nxjerrë një përfundim. Mesa kam lexuar në shtyp ka ndodhur dicka. Nuk shoh që të ketë kompromise të tjera në ndeshjet e Kupës së Shqipërisë. Gjithcka do të verifikohet edhe në ecurinë e kampionatit shqiptar. Ajo që më shqetëson mua, si një njeri i sportit, është këmbëngulja e shtypit për të analizuar pasojat e një kompromisi, ku pa dyshim do të ketë të dëmtuar, nëse marrëveshja e përfolur do të rezultojë e vërtetë. Unë jam i prirur të mos e besoj këtë logjikë, edhe pse lehtësisht të tjerët mund të vërtetojnë të kundërtën. Federata Shqiptare e Futbollit ju ka shpallur luftë kompromiseve në kampionatin shqiptar. A përbën ndeshja e Kupës së Shqipërisë, shembullin më të mirë që FSFH të reagojë fuqishëm? Ky është edhe një objektiv prioritar i federatës sonë. Unë mendoj se komisionet përkatëse në FSFH duhet ta shohin me prioritet gjithë ecurinë e përgatitjeve, zhvillimit dhe pasndeshjen Vllaznia-Dinamo. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm, se duhet të ndalojmë përsëritjen e "Dushkut" futbollistik. Dyshimi im ka lindur nga trajtimi që i bëri shtypi, ndërsa rishikimi i kasetës së ndeshjes së Shkodrës, do të më qartësojë edhe qëndrimin tim. Jashtë vëmendjes sime, si anëtar i Komitetit Ekzekutiv do të jenë edhe ndeshjet e dyshuara, gjithmonë nga shtypi, si të paracaktuara. Shqipëria ka krijuar një imazh jo të pëlqyeshëm në nivel ndërkombëtar, kjo për shkak të pezullimit nga ana e FIFA-s e UEFA-s, për shkak të ndërhyrjes politike. Po në planin kombëtar, sa e prishin imazhin e një futbolli, le të themi me "këmbë të pastra", ndeshjet me rezultat të paracaktuar? Kompromiset apo aleancat, të cilat janë lehtësisht të verifikueshme, pa dyshim janë të papranueshme. Ato e komprometojnë në një masë të patolerueshme, kur bëhet fjalë për marrëveshje që dëmtojnë investimet e palëve të tjera. Ne, të jemi të bindur se kemi gjithë impenjimin tonë për të luftuar fenomenin. Marrëveshjet midis klubeve influencojnë negativisht edhe në luftën e përditshme për një futboll të pastër, teksa edhe logoja e FIFA-s është e qartë: "Ne kujdesimi për futbollin". Askujt nuk i pëlqen, që nga kompromiset që bëjnë disa skuadra, ta pësojnë të tjerët që luajnë futbollin e pastër. Unë jam për futbollin e ndershëm dhe kërkoj të ekzistojë kjo gjë edhe në logjikën e gjithsecilit. Të fitojë ai që të luajë më mirë futboll. Ju jeni një nga 11 anëtarët e Komitetit Ekzekutiv dhe një nga zyrtarët më eksperiencë në futbollin shqiptar. A mund të përbente ndeshja Vllaznia-Dinamo, rastin më të mirë për ta shqyrtuar si problem dhe për të vendosur edhe një standard? Parimisht problemi qëndron. Në federatë ka disa komisione, të cilat janë dhe të orientuara për t'i parë këto fenomene. Anëtarët e tyre janë në nivelin e duhur për të gjykuar mbi këtë cështje. Unë personalisht do të propozoj hetimin e ndeshjes në Komitetin Ekzekutiv. LIGA PROFESIONISTE Prej vitesh flitet në Shqipëri për krijimin e Ligës Profesioniste në futboll, ndërkohë që edhe më të vakëta janë shpresat për ta bërë atë realitet. Kush e pengon atë? "Vetë presidentët e ekipeve nuk duan ta krijojnë atë. Unë u bëj thirrje atyre ta krijojnë atë urgjentisht", - thotë Thaka. "Besoj se këto fenomene që po ndodhin në Shqipëri do të minimizoheshin. Presidentët e klubeve do të vendosnin për gjithcka që ka të bëjë me kampionatin, ku ata investojnë shuma të mëdha. Modeli ekziston, madje edhe materialet tip të krijimit të Ligës janë të gatshme prej disa vitesh", - përfundoi anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së. Partizani 1970-71, Kampion Safet Berisha, Astrit Ziu, Lin Shllaku, Panajot Pano, Sabah Bizi, Agim Janku, Suvorov Seferi, Pellumb Shaqiri, Gjergji Thaka, Bujar Cani, Dhori Kalluci, Bashkim Muhedini, Sokol Gjeci, Uran Xhafa, Kujtim Dalipi, Sefedin Braho, Vladimir Balluku, Shandro, Fatbardh Keno, Mithat Shehu, Sotir Seferaj, Neptun Bajko. Trajner Loro: Borici. Komiteti Ekzekutiv i FSHF-se Skënder Hyka, Lutfi Nuri, Bujar Kasmi, Muhedin Targaj, Gjergji Thaka, Medin Zhega, Arben Dervishi, Mehdi Bushati, Kreshik Cipi, Tahir Kastrati e Armand Duka. Ndeshja Vllaznia-Dinamo, ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Shqipërisë, u mbyll ashtu edhe si ishte paralajmëruar me fitoren e lehtë e të thellë të formacionit shkodran: 4-0. Dinamo, e deklaruar edhe më parë se asaj i interesonte kampionati (është aktualisht në vend të parë) dhe jo finalja e Kupës, u paraqit në "Loro Borici" me një skuadër të panjohur. Përgatitja dhe zhvillimi i ndeshjes u komentua gjatë nga media, si një kompromis i hapur në dëm të Partizanit.