E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhimbje koke për trajnerin, mungon Salihi

Hamdi Salihi bën me dhembje koke trajnerin e ri të nëkampionëvë të Austrisë. Sulmuesi shqiptar, njëherësh edhe golashënuesi më i mirë i SV Ried, do të mungojë për shkak të kartonëve në derbin kundër LASK, në javën e Bundesligës austriake, kur kanë mbetur edhe tre javë për t'u luajtur nga pëfundimi i sezonit.
"Ky është një problem i madh. Ndryshime të mëdha në formacionin e Riedit nuk priten, por pezullimi i Hamdi Salihit na kushton pasi dhe alternativat janë të rralla", - shkruan omnahrichten.at.
Në ndeshjen e fundit kundër Vaker Insbruk të humbur 1-0, Hamdi Salihi u pengua në zonë, por ndërsa shqiptari kërkoi penallti, ai u ndëshkua me karton të verdhë, që solli edhe humbjen e ndeshjes me LASK. Salihi është lojtari i dytë më i aktivizuar në ekipin e tij, me plot 2528 minuta lojë, 12 gola (2 asistë).
Trajneri Stefan Reiter kërkon tri pikë nga ndeshja e shtëpisë, pavarësisht se kundërshtari ka grumbulluar më shumë pikë nga 33 javët e zhvilluara deri tani. LASK Linc ndodhet në vendin e katërt me 52 pikë, ndërsa Ried në të shtatin me 36 pikë, nga dhjetë ekipe që ka Bundesliga austriake.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›