E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontrata, 78 milionë euro për 5 helikopterët e ushtrisë

Qeveria dërgoi në Kuvend kontratën për blerjen e 5 helikopterëve për ushtrinë shqiptare, që përbën shpenzimin më të madh që ka bërë shteti për Forcat e Armatosura në këto vite. Në bazë të kontratës, Shqipëria do të blejë nga kompania evropiane EuroCopter 5 helikopterë ushtarakë të tipit të fundit që do të kushtojnë 78 milionë euro. Këta helikopterë do të përdoren si për qëllime ushtarake, ashtu edhe për qëllime urgjence dhe paratë për ta qeveria do t’i paguajë me këste për kompaninë EuroCopter, e cila drejtohet nga francezët.
Në relacionin e kontratës, qeveria argumenton se me rritjen e buxhetit për ushtrinë deri në 2 për qind të PBB-së, ekzistojnë fondet që të blihet kjo infrastrukturë ushtarake, e cila do të jetë bashkëkohore. Me këta 5 helikopterë, Shqipëria ndoshta do të ketë për herë një parë një flotë ajrore kompetitive. Blerja e këtyre helikopterëve ka kaluar në një proces të gjatë diskutimi dhe analize për një periudhë 2-vjeçare. Gjatë kësaj kohe janë bërë vlerësime përkatëse, që nga prokurimi e deri te vlerësimi i ofertave për ta. Pas kësaj faze u vendos që helikopterët të blihen nga kompania EuroCopter. Fillimisht pati polemika në lidhje me këtë kontratë, pasi në lojë për të fituar këtë tender ishin edhe kompani të tjera, si amerikanët. Por me sa duket, qeveria shqiptare ka vendosur që të blejë helikopterët nga EuroCopter, e cila është një bashkim kompanish gjermane dhe franceze.
Modeli i helikopterëve
Sipas kontratës, 5 helikopterët do të kenë shumë role. Ata janë të tipit Cougar AS532 të versionit ushtarak të familjes së helikopterëve Super Puma që plotësojnë misionet e transportit të trupave në luftim, operacionet e kërkim-shpëtimit, transportin mjekësor në operacion dhe në transportin e personaliteteve VIP. Ky lloj helikopteri ka filluar prodhimin pas viteve ‘90 dhe janë konsideruar si një sukses në fushën ushtarake, por jo vetëm. Ata kanë motor të fuqishëm dhe konsiderohen të suksesshëm edhe për faktin se përdoren për shumë lloj misionesh, jo vetëm ushtarake. Helikopterë të njëjtë kanë blerë edhe vendet fqinje, siç janë bullgarët. Aktualisht, Forcat e Armatosura zotërojnë disa helikopterë që janë të vjetër të viteve ‘65-‘70, me një motor dhe me kapacitete të vogla teknike dhe operacionale. Ata nuk mund të fluturojnë natën dhe tashmë konsiderohen edhe të vjetër. Sipas kontratës, paratë, në masën 78 milionë euro, do të paguhen vit pas viti deri në vitin 2013, pra me këste. Në kontratë parashikohen edhe shumë detaje të tjera, si pagesa për pjesë këmbimi origjinale të kompanisë, trajnimin e pilotëve shqiptarë për pilotimin e tyre etj.

Të dhënat teknike të helikopterëve

AS 532 është versioni i gjatë i familjes Cougar dhe është mundësuar nga dy Turbomeca Makila 1A1 motorët turboshaft. Ai mbart një ekip i 2 dhe deri në 29 trupa ose 6 pasagjerëve të plagosur në brendësi, plus 10 pasagjerë të tjerë. Ashtu si me versione të tjera të Cougar, ai mund të ngrejë 4,5 ton ujë me një hobe. Për sa i përket manovrimit në betejë, ka një sistem mbikëqyrje të tipit të fundit që shikon edhe natën. AS 532 AL A (versioni i armatosur) është gjithashtu i pajisur me një shumëllojshmëri të armëve, duke përfshirë pod-topat e montuar 20 mm, 68 mm-lëshues raketash.

Pagesa në vite për helikopterët

Viti 2009
870 milionë lekë të reja
Viti 2010
2.1 miliardë lekë te reja
Viti 2011
3.2 miliardë lekë të reja
Viti 2012
3.7 miliardë lekë të reja
Viti 2013
3.2 miliardë lekë të reja
Vlera e helikopterëve
5 helikopterë për 69.7 milionë euro
Pajime shtesë për 6.4 milionë euro
Trajnimi i 10 pilotëve për 375 mijë euro
Pjesë këmbimi për 1.9 milionë euro
Trajnim për 2 instruktorë pilotësh për 47 mijë euro
Trajnim i 5 teknikëve për 75 mijë euro
Trajnim i 2 teknikëve shtesë për 24 mijë euro
Vlera totale për 78 633 288 euro

Kompania EuroCopter

Grupi EuroCopter është një prodhim evropian helikopterësh dhe kompani mbështetëse e formuar në vitin 1992 nga bashkimi i divizioneve gjermane të Daimler-Benz AG dhe kompanisë francezë Aérospatiale. Që nga 2007, më shumë se 9.800 helikopterët EuroCopter janë në shërbim me mbi 2.500 konsumatorë në 140 vende.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›