E Diel, 1 Nëntor 2026

Kontrata e punës, çfarë përfitojnë 9600 policë

Shpeshherë, punonjësit e
policisë kanë ngritur zërin
për një sërë shqetësimesh,
duke filluar që nga kushtet
e vështira në punë, pagat,
transferimet, largimet nga puna,
pushimet vjetore, shpërblimet
dhe shumë të drejta të tjera.
Deri më sot, të gjitha këto janë
rregulluar me urdhra të veçantë
të drejtorit të Përgjithshëm të
Policisë së Shtetit, por pa asnjë
kontratë. Pikërisht ky fakt ka
lënë vend edhe për abuzime
të shumta. Por, me ligjin e ri të
Policisë së Shtetit, një hapësirë
u la për kontratat e punonjësve
të këtij institucioni të rëndësishëm
të shtetit. Uniformat blu u
shkëputën kështu përfundimisht
nga forcat e armatosura, por edhe
nga varësia politike, duke kaluar
pjesë e administratës shtetërore.
Me këto ndryshime, vetvetiu lind
nevoja e respektimit të rregullave
të lojës njëlloj si çdo pjesë tjetër
e shtetit. Këtë mund ta rregullojë
vetëm kontrata kolektive e punës,
e cila ende nuk është miratuar,
për t‘u hapur rrugë edhe kontratave
individuale të punonjësve të
policisë. Por, çfarë përmban kjo
kontratë e kush janë të drejtat apo
detyrimet, shumë pak e dinë. Një
projekt i kësaj kontrate, që ende
nuk ka hyrë në fuqi, ka parashikuar
që nga detyrimet më të vogla
e deri tek ato më madhoret.
"Reformat"
Siç dihet, shpeshherë punonjësit
e policisë kanë mbetur të
papunë ose janë transferuar në
vende të tjera, me ulje apo ngritje
grade për shkak të lëvizjeve politike.
Por, tashmë në këtë kontratë
të policisë, lëvizjet dhe largimet
nga puna specifikohen në një
nen të veçantë, duke u shpjeguar
me detaje sesi veprohet për çdo
rast. Në kontratë deklarohet se
transferimi i uniformave blu
për nevoja shërbimi bëhet nga
punëdhënësi në konsultim me
sindikatën nënshkruese. Pra,
nëse kjo kontratë hyn në fuqi,
atëherë drejtuesit e policisë duhet
të mendohen mirë që urdhri i tyre
të pranohet edhe nga sindikata
e policisë. Megjithatë, më tej
citohet se personat e transferuar
nënshkruajnë një kontratë për t‘u
kthyer në vendin e tyre të punës,
sapo shkaku i transferimit të ketë
përfunduar. Në këtë kontratë apo
marrëveshje përcaktohet koha
e qëndrimit, kushtet e transferimit
midis punëdhënësit dhe
punëmarrësit. Më tej, kontrata
shpjegon se largimi dhe pushimet
nga puna mund të bëhen
vetëm në rastet e shkeljeve apo
abuzimeve, të parashikuara në
ligj. "Punëdhënësi, i cili është
eprori, është i detyruar të mbrojë
e të respektojë personalitetin e
punëmarrësit, që në këtë rast
është punonjësi i policisë vartës.
Ai duhet të parandalojë çdo
qëndrim që cenon dinjitetin dhe
personalitetin e të punësuarit.
Punëdhënësit, gjatë marrëdhënieve
në punë, nuk i lejohet të
mbledhë informacione në lidhje
me punëmarrësin dhe t‘i përdorë
ato gjatë punësimit e mbas
shkëputjes së marrëdhënieve në
punë. Ndërsa masat disiplinore
dhe ato për largimin nga puna
të punonjësve të policisë, duhet
të merren në përputhje me legjislacionin
ekzistues në fuqi. Për
të gjitha rastet që bien ndesh
me sa shkruhet në këtë kontratë,
Sindikatës i lind e drejta të japë
mendimin e vet në mbrojtje të
të drejtave të punonjësit të policisë",
deklarohet në kontratën
kolektive të punës në polici.
Kushtet e punës
Nuk janë të rralla rastet, kur
ecim në rrugë dhe në anë të saj,
shohim punonjës policie që presin
mjete të rastit për të shkuar
pranë familjes. Por, kemi parë
edhe punonjës, të cilët transferohen
në detyra jashtë vendit,
ku banojnë dhe detyrohen të
paguajnë qira për vendqëndrim,
ose të bëjnë rrugën vajtje-ardhje
nga qyteti ku punon në qytetin
ku jeton. Shpeshherë problemet
janë trajtuar, por deri më sot
nuk është bërë asnjë zgjidhje për
transportin apo kushte të tjera
të punës për policët. Megjithatë,
dy prej neneve të kontratës
kolektive, flasin qartë mbi këto
probleme, veçanërisht për kushtet
e jetesës dhe rehabilitimit
dhe mbrojtjen në punë. Në nenin
21 të kësaj kontrate citohet
se për çdo rast të emërimeve,
transferimeve apo komandimeve,
për nevoja pune e shërbimi,
larg vendbanimit familjar, në
pamundësi për kthim brenda
ditës, punëdhënësi detyrohet t‘i
sigurojë punëmarrësit mjedisin
e mjaftueshëm për banim të
përkohshëm, për vete ose edhe
familjen, pa pagesë. Gjithashtu,
punëdhënësi vë në dispozicion
të sindikatës jo më pak se 90% të
kapaciteteve hoteliere të Shtëpisë
së Pushimit në Durrës, për ta
shpërndarë në mënyrë të drejtë e
të arsyetuar, për krijimin e mundësive
për pushim e rehabilitim,
gjatë gjithë vitit, të punonjësve
të policisë, të ish-punonjësve
të policisë në pagesë kalimtare,
në pension të parakohshëm apo
pension pleqërie dhe familjarëve
të tyre. Ndërsa për transportin
e punonjësve të policisë, flitet
në nenin 22 të kontratës. Në të
thuhet se punëdhënësi detyrohet
të kryejë transportimin pa pagesë
të punëmarrësve, të cilët shërbejnë
me turne, larg vendbanimit
e vend-dislokimit të institucionit
të Policisë. Më tej shpjegohet
se punëdhënësi ka detyrimin
të njoftojë punëmarrësin mbi
rreziqet e mundshme që lidhen
me punën dhe në vendin e punës
e shërbimit. Kështu, policia ka
detyrimin për kualifikimin e
punëmarrësit në përdorimin
e pajisjeve, mbrojtjen në punë
dhe për respektimin e kërkesave
ligjore në mbrojtjen e shëndetit,
si dhe rregullat e sigurimit teknik,
pa harruar se detyrohet të plotësojë
furnizimin e punëmarrësve
me veshmbathje, pajisje e mjete
shërbimi, të nevojshme sipas
normave përkatëse, miratuar me
akte normative të posaçme.

Çfarë parashikohet në kontratë për orët e punës

- Koha normale e punës dhe shtesat mbi
pagë për kohëzgjatjen e saj
- Në sistemin e punës së shërbimit policor
koha normale javore e punës është 40 orë.
- Orari i punës përcaktohet në përputhje
me interesat e palëve, përjashtuar rastet e
përcaktuara me ligj dhe specifi kat konkrete të
vendit të punës.
- Punëdhënësi duhet të respektojë të drejtat
e punëmarrësve sipas përcaktimeve të ligjit nr.
7961, datë 12.07.1995 "Kodi i Punës i Republikës
së Shqipërisë", i ndryshuar, përkatësisht
në nenet:
- Neni 80: 1) "Me punë nate kuptohet puna
e kryer nga ora 22.00 deri në orën 06.00 të
mëngjesit."
2) "Kohëzgjatja e punës së natës dhe e
punës së kryer një ditë para ose pas saj nuk
duhet të jetë më shumë se 8 orë pa ndërprerje.
Ato duhet të paraprihen ose pasohen me pushim
ditor të menjëhershëm".
- Neni 81: 1) "Çdo punë e kryer nga ora
19.00 deri 22.00, jep të drejtën e një shtese
mbi pagë jo më pak se 20%".
2) "Çdo orë pune e kryer midis intervalit
22.00 deri 06.00 jep të drejtën e një shtese mbi
pagë, jo më pak se 50%".
- Neni 85: 1) "Pushimi javor është jo më
pak se 36 orë, prej të cilave 24 orë pa ndërprerje".
2) "Pushimi javor përfshin ditën e diel dhe
për arsye pune mund të jetë një ditë tjetër e
javës".
3) "Pushimi javor nuk paguhet".
- Neni 90: "Për punë suplementare, si dhe
kur kërkohet për emergjenca të ndryshme për
situata jo të zakonshme, sasia e orëve nuk
mund të jetë më shumë se 10 orë në javë".
Neni 91: "Orët suplementare mund të kompensohen
me pushim ose me pagesë shtesë,
jo më pak se 25% të saj...
- Orët suplementare të kryera gjatë ditëve të
pushimit javor ose të ditëve të festave zyrtare
kompensohen me pushim ose pagë të paktën
50% më të madh se orët suplementare të bëra
ose paga normale.
- Kompensimi duhet të jepet jo më vonë se
periudha 2 muaj nga dita e kryerjes së punës
(shërbimit).

Si do të funksionojë sistemi i pagave

Kontrata kolektive e punës
për punonjësit e Policisë
së Shtetit pritet të rregullojë
edhe problemin e pagave.
Sipas kësaj kontrate, paga e punëmarrësve
do të përbëhet nga
paga bazë, shtesat me karakter
të përhershëm. Gjithashtu, këtu
llogariten shtesat për mënyrë të
veçantë pune e shërbimi, për burime
rreziku të shtuara për jetën,
për kushte të veçanta të vendit të
punës, për kompensimin e dëmtimeve
shëndetësore nga prania e
agjentëve të ndryshëm, që sjellin
ndryshime në organizëm dhe në
gjendjen fizike e shëndetësore, e
të tjera shtesa që janë të miratuara
me akte ligjore e nënligjore, si për
të gjithë punonjësit e shërbimit
publik. Në kontratë thuhet se
punëdhënësi duhet të realizojë
indeksimin e pagave të punës, për
shkak të inflacionit të shpallur nga
strukturat e specializuara të shtetit.
Policia duhet edhe të justifikojë
përpjekjet e saj para sindikatës për
realizimin e indeksimit në çdo
fillim viti deri në muajin mars.
Rritja e pagave për punonjësit e
policisë parashikohet të bëhet sa
herë që rriten pagat e punonjësve
në sektorët e tjerë publikë, dhe në
çdo rast masa e rritjes së pagës për
punonjësit e policisë, në mbrojtje
të kësaj kontrate, duhet të sigurojë
përparësinë në pagë dhe detyrimisht
ruajtjen e raportit të pagave
bazë me punonjësit e sektorëve të
tjerë publikë. Gjithashtu, në kontratë
parashikohet që policia duhet
të marrë përsipër edhe që pagesa
ndaj uniformave blu të kryhet në
lekë shqiptarë, një herë në muaj, jo
më vonë se data 5 e muajit pasardhës.
Kur data e pagesës bie në ditët
e pushimit javor apo të festave
zyrtare, ato kryhen një ditë përpara.
Në rast të mospagimit të pagës
në afat, punëdhënësi detyrohet të
paguajë kamatë në masën 0.07%
të pagës bruto për çdo ditë vonesë.
Punëdhënësi evidenton, pasqyron
dhe konfirmon zyrtarisht para
punëmarrësit çdo ndalesë të bërë.
Punëdhënësi duhet të mbajë, në
bazë të kërkesës me shkrim të sindikatës
nënshkruese dhe deklarimit,
sipas listës së anëtarësisë të
nënshkruar nga kryetari i njësisë
apo degës, kuotizacionin përkatës
sipas statutit të sindikatës, në
vleftën 0.5% të pagës mujore të
çdo anëtari, shumë e cila kalon
në numrin e llogarisë bankare të
sindikatës brenda 10 ditëve nga
data e pagimit të saj.

Shpërblimet për policinë

Shpërblimi i punëmarrësit do të
bëhet konform sistemit të gradave
policore, funksionit që ka fi tuar dhe
tabelave të pagës, duke respektuar
vlerësimet dhe përcaktimet e vendimet
e Këshillit të Ministrave, kontratës
kolektive të punës, akteve ligjore,
udhëzimeve të ndryshme dhe akteve
që dalin në vijimësi nga institucionet
ekzekutive. Paga e punëmarrësit
përbëhet nga paga bazë, që është
paga për gradë dhe nga shtesat
mbi pagën bazë (në përqindje ose
në shumë absolute) për kushte të
tjera të veçanta të vendit të punës
e të shërbimit, përfshirë profesionin,
kualifi kimin dhe kohën e qëndrimit në
gradë për kompensim të privacioneve
dhe humbjeve që i krijohen punëmarrësit
për shkak të nevojave të punës e
të shërbimit. Punëmarrësi (punonjësi i
policisë) përfi ton edhe të gjitha shtesat
e tjera të veçanta mbi pagë, si dhe
shpërblime që përfi tojnë punonjësit e
tjerë të administratës publike.
Punëmarrësi në çdo fund të vitit
fi nanciar, përfi ton një shpërblim deri
në një pagë mujore, të njëjtë me atë
të përfi tuar nga punonjësit civilë dhe
punonjësit e tjerë të administratës
shtetërore. Ky shpërblim jepet në bazë
të një shkalle përpjesëtueshmërie që
pasqyron kohën e punës së kryer
nga punëmarrësi gjatë vitit fi nanciar.
Punëmarrësit që nuk kanë mungesa
në punë, për çfarëdo arsye, përveç
kohë së pushimit, kanë të drejtën e
shpërblimit të plotë.
Gjithashtu, punëmarrësi përfi ton
shpërblim shtesë në masën 10.000
(dhjetëmijë) lekë, në bazë të VKM, nr.
434, datë 28.06.2006.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›