Kontrata individuale për policët, çfarë përfitojnë
Nis puna për kontratën individuale të policëve. Pas miratimit të kontratës kolektive të punës, policia ka nisur përgatitjet për kontratën individuale. Kjo do të jetë hallka e fundit për të siguruar përfundimisht abuzimet që bëhen në kurriz të punonjësve të policisë. Madje, me rregullat e reja të "lojës" do të përgjigjen për abuzime me punonjësit e policisë, vetë eprorët direkt të tyre.
Kontrata individuale
Sipas të dhënave nga policia, kjo do të funksionojë më së miri, duke u bazuar në modele tip të kontratës individuale, për të cilat ka nisur puna për formulimin e tyre. Specialistët shpjegojnë se, pas miratimit të kontratës kolektive, e cila u firmos mes drejtorit të përgjithshëm të policisë dhe kryetarit të sindikatës së policisë, iu hap rruga kontratës individuale. Burimet thanë për "Shqip" se, duke u bazuar në Kodin e Punës dhe në Rregulloren e Personelit të policisë, do të ndërtohen kontrata për çdo funksion. Kontrata individuale është një marrëveshje midis punonjësit të policisë dhe drejtorit të përgjithshëm të policisë. Kjo kontratë përmban të drejtat dhe detyrimet e palëve dhe mbështetet në kontratën kolektive të punës. Personi që pranohet në polici nënshkruan kontratën individuale në fillim të trajnimit të tij në shkollën bazë të policisë. Ndërmjet punonjësit të shërbimeve mbështetëse dhe drejtorit të përgjithshëm të policisë ose një prej zëvendësdrejtorëve të përgjithshëm të autorizuar prej tij, lidhet një kontratë individuale pune.
Të drejtat e detyrimet
Për çdo funksion, policia shpjegon se do të ketë modelin tip të kontratës. Ajo mban të drejtat dhe detyrimet dhe i përmbahet akteve ligjore në fuqi. Në kontratën individuale të punës përfshihen identiteti i palëve, vendi i punës, përshkrimi i përgjithshëm i punës, data e fillimit dhe kohëzgjatja. Por, jo vetëm këto. Në kontratën individuale përfshihen edhe pushimet. Sipas saj, kohëzgjatja e pushimit vjetor do jetë deri në 30 ditë për nivelin zbatues, 35 ditë kalendarike për nivelin e parë drejtues, 40 ditë kalendarike për nivelin e mesëm drejtues dhe 45 ditë kalendarike për nivelin e lartë drejtues. Nuk lihen pa përmendur elementët përbërës të pagës dhe data e dhënies së saj, koha normale javore e punës, sanksionet për prishjen e kontratës dhe vetëm për punonjësit e policisë, kushtin për të shërbyer në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
Lidhja epror-vartës
Lidhja epror-vartës do të jetë tashmë shumë domethënëse me kontratën individuale. Eprori direkt i një punonjësi policie, i cili transferohet, penalizohet apo i kryhet çdo lloj veprimi abuziv, do të përgjigjet nëse gjykata fakton se kjo ka ndodhur për shkak të tij. Sipas të dhënave të specialistëve, kur punonjësit të policisë i kryhet një veprim i pa mbështetur në ligj, atëherë përgjegjësinë nuk do ta marrë më shteti, siç është vepruar deri më sot, por personi që ka kryer këtë veprim. Siç dihet, shpeshherë punonjësit e policisë kanë mbetur të papunë ose janë transferuar në vende të tjera, me ulje apo ngritje grade për shkak të lëvizjeve politike. Tashmë në këtë kontratë të policisë, lëvizjet dhe largimet nga puna specifikohen në një nen të veçantë, duke u shpjeguar me detaje sesi veprohet në këto raste. Në kontratë deklarohet se transferimi i punonjësve të policisë për nevoja shërbimi bëhet nga punëdhënësi në konsultim me sindikatën nënshkruese. Kur kjo kontratë individuale të firmoset, atëherë drejtuesit e policisë duhet të mendohen mirë që urdhri i tyre të pranohet edhe nga Sindikata e Policisë. Megjithatë, më tej citohet se personat e transferuar nënshkruajnë një kontratë për t‘u kthyer në vendin e tyre të punës, sapo shkaku i transferimit të ketë përfunduar.
Masat dhe ligji
Në këtë kontratë apo marrëveshje përcaktohet koha e qëndrimit, kushtet e transferimit midis punëdhënësit dhe punëmarrësit. Më tej, kontrata shpjegon se largimi dhe pushimet nga puna mund të bëhen vetëm në rastet e shkeljeve apo abuzimeve, të parashikuara në ligj. "Punëdhënësi, i cili është eprori, është i detyruar të mbrojë e të respektojë personalitetin e punëmarrësit, që në këtë rast është punonjësi i policisë vartës. Ai duhet të parandalojë çdo qëndrim që cenon dinjitetin dhe personalitetin e të punësuarit. Punëdhënësit, gjatë marrëdhënieve në punë, nuk i lejohet të mbledhë informacione në lidhje me punëmarrësin dhe t‘i përdorë ato gjatë punësimit e mbas shkëputjes së marrëdhënieve në punë. Ndërsa masat disiplinore dhe ato për largimin nga puna të punonjësve të policisë, duhet të merren në përputhje me legjislacionin ekzistues në fuqi. Për të gjitha rastet që bien ndesh me sa shkruhet në këtë kontratë, sindikatës i lind e drejta të japë mendimin e vet në mbrojtje të të drejtave të punonjësit të policisë", deklarohet në kontratën kolektive të punës në polici.
Procedura
Si duhet të zgjidhen kushtet ekonomike për të transferuarit
Kontrata dhe kushtet e
punës për uniformat blu
Nuk janë të rralla rastet kur ecim në rrugë dhe në anë të saj, shohim punonjës policie që presin mjete të rastit për të shkuar pranë familjes. Por, kemi parë edhe punonjës, të cilët transferohen në detyra jashtë vendit, ku banojnë dhe detyrohen të paguajnë qira për vendqëndrim, ose të bëjnë rrugën vajtje-ardhje nga qyteti ku punon në qytetin ku jeton. Shpeshherë problemet janë trajtuar, por deri më sot nuk është dhënë asnjë zgjidhje për transportin apo kushte të tjera të punës për policët. Dy prej neneve të kontratës kolektive flasin qartë mbi këto probleme, veçanërisht për kushtet e jetesës dhe rehabilitimit e mbrojtjen në punë. Në nenin 21 të kësaj kontrate citohet se, për çdo rast të emërimeve, transferimeve apo komandimeve, për nevoja pune e shërbimi, larg vendbanimit familjar, në pamundësi për kthim brenda ditës, punëdhënësi detyrohet t‘i sigurojë punëmarrësit mjedisin e mjaftueshëm për banim të përkohshëm, për vete ose edhe familjen, pa pagesë. Gjithashtu, punëdhënësi vë në dispozicion të sindikatës jo më pak se 90 për qind të kapaciteteve hoteliere të Shtëpisë së Pushimit në Durrës, për ta shpërndarë në mënyrë të drejtë e të arsyetuar, për krijimin e mundësive për pushim e rehabilitim, gjatë gjithë vitit, të punonjësve të policisë, të ish-punonjësve të policisë në pagesë kalimtare, në pension të parakohshëm apo pension pleqërie dhe familjarëve të tyre. Për transportin e punonjësve të policisë flitet në nenin 22 të kontratës. Në të thuhet se punëdhënësi detyrohet të kryejë transportimin pa pagesë të punëmarrësve, të cilët shërbejnë me turne, larg vendbanimit e vend dislokimit të institucionit të policisë. Më tej shpjegohet se punëdhënësi ka detyrimin të njoftojë punëmarrësin mbi rreziqet e mundshme që lidhen me punën dhe në vendin e punës e shërbimit. Policia ka detyrimin për kualifikimin e punëmarrësit në përdorimin e pajisjeve, mbrojtjen në punë dhe për respektimin e kërkesave ligjore në mbrojtjen e shëndetit, si dhe rregullat e sigurimit teknik, pa harruar se detyrohet të plotësojë furnizimin e punëmarrësve me veshmbathje, pajisje e mjete shërbimi, të nevojshme sipas normave përkatëse, miratuar me akte normative të posaçme.
Gjashtë pikat
Çfarë parashikohet në
Rregulloren e Personelit
- Kontrata individuale është një marrëveshje ndërmjet punonjësit të policisë dhe drejtorit të përgjithshëm të policisë. Kjo kontratë përmban të drejtat dhe detyrimet e palëve dhe mbështetet në kontratën kolektive të punës.
- Kontrata kolektive e punës është një marrëveshje ndërmjet Sindikatës së Policisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Kjo kontratë përmban dispozita mbi kushtet e punësimit, lidhjen, përmbajtjen dhe përfundimin e kontratës individuale të punës, formimin profesional, si dhe marrëdhëniet ndërmjet palëve kontraktuese.
- Personi që pranohet në polici nënshkruan kontratën individuale në fillim të trajnimit të tij në shkollën bazë të policisë.
- Ndërmjet punonjësit të shërbimeve mbështetëse dhe drejtorit të përgjithshëm të policisë, ose një prej zëvendësdrejtorëve të përgjithshëm të autorizuar prej tij, lidhet një kontratë individuale pune.
- Kontratat e punës sipas pikave 1, 2, 3 dhe 4 të këtij neni bazohen në Kodin e Punës së Republikës së Shqipërisë dhe në legjislacionin në fuqi.
- Modeli tip i kontratës, me të drejtat dhe detyrimet, i përmbahet akteve ligjore në fuqi dhe përmban:
a) identitetin e palëve
b) vendin e punës
c) përshkrimin e përgjithshëm të punës
ç) datën e fillimit të punës
d) kohëzgjatjen e marrëdhënieve të punës
dh) kohëzgjatjen e pushimit vjetor (lejes së zakonshme deri në 30 ditë për nivelin zbatues, 35 ditë kalendarike për nivelin e parë drejtues, 40 ditë kalendarike për nivelin e mesëm drejtues dhe 45 ditë kalendarike për nivelin e lartë drejtues)
e) elementet përbërëse të pagës dhe datën e dhënies së saj
ë) kohën normale javore të punës
f) sanksionet për prishje të kontratës
g) vetëm për punonjësit e policisë - kushtin për të shërbyer në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë
Kodi i Punës
Çfarë parashikohet
në tipet e kontratës
Neni 1
Kontrata individuale e punës bazohet në kontratën kolektive të punës.
Neni 2
Në rast se kontrata individuale e punës bie ndesh me nene të veçanta të saj me kontratën kolektive, ajo bëhet e pavlefshme dhe punëmarrësi gëzon të drejtën të mbrohet nga kontrata kolektive e punës.
Neni 3
Kontrata individuale e punës nuk mund të përmbajë kushte më pak të favorshme se kontrata kolektive e punës. Nëse ndodh një gjë e tillë, punëmarrësi ka të drejtë të preferojë kontratën me kushte pune më të favorshme.
Neni 4
Puna që do të kryhet
Neni 5
Kohëzgjatja e kontratës
Neni 6
Pranimi në punë
Neni 7
Koha normale e punës
Neni 8
Ditët e pushimit dhe të festave
Neni 9
Pushimet vjetore
Neni 10
Pagat
Neni 11
Sigurimet shoqërore
Neni 12
Mbi kushtet e punës
Neni 13
Largimi nga puna
Neni 14
Zgjidhja e kontratës së punës