E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontratë e re para Botërorit

Manchester United pret që sulmuesi Wayne Rooney të nënshkruajë kontratë të re me klubin me vlerë prej 150 mijë funtash në javë, para nisjes për në Kampionatin botëror, ka njoftuar revista angleze, News of the World të dielën.

Ylli anglez ka edhe dy vjet në kontratën e tij, mirëpo gjiganti spanjoll Real Madrid spekulohet se është i gatshëm të ofrojë 90 milionë funta për shërbimet e tij.

Andaj, Djajtë e Kuq pritet t’i ofrojnë kontratë të re pesëvjeçare për ta mbajtur Rooneyn larg Realit. 24-vjeçari ka shënuar 34 gola këtë sezon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›