E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontratë e re për Neuerin

Nga Express më 15 prill 2011 në ora 15:35

Schalke 04 do ti ofron portierit Manuel Neuer kontratë të re me vlerë prej 7 milionë eurosh në vit për të parandaluar transferimin e tij te rivali i Bundesligës, Bayern Munich. Së fundmi qarkulluan njoftime se Neuer është shumë pranë kalimit në Allianz Arena nga sezoni i ardhshëm.

Reprezentuesi gjerman aktualisht përfiton rreth 2 milionë euro në sezon por Schalke synon ta bënë atë njërin prej futbollistëve më të paguar në klub së bashku me sulmuesin Raul.

“Do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta mbajtur”, tha shefi i bordit mbikëqyrës të klubit, Clemens Tonnies për Bild.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›