E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontratë e re për Suarezin

Sulmuesi i Liverpoolit, Luis Suarez ka bërë të ditur se klubi dëshiron të vazhdojë kontratën e tij edhe pse ai ka edhe katër vite në marrëveshjen aktuale.

Ylli uruguaian iu bashkua gjigantit nga Anfield Road në janar të vitit të kaluar për 22.7 milionë funte nga Ajax dhe ka bërë të qartë se dëshiron të mbetet në klub.

“Do të më pëlqente të mbetem. Kam kontratë deri më 2016 por klubi tashmë ka shprehur gatishmëri për vazhdimin e saj. Trajneri më beson dhe kjo është shumë me rëndësi”, deklaroi Suarez për El Pais.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›