Adhuruesit e Harley-Davidson mblidhen në Saint Tropez

09/06/2005 Premtimi është i thjeshtë: me rastin e takimit të 14-të të HOG (Harley-Davidson Owners Group) të mblidhet një turmë e jashtëzakonshme, prej 10 mijë centaurësh nga e gjithë Evropa .
Vendi mikpritës, ashtu siç ndodh çdo vit, do të jetë St. Tropez dhe ‘Costa Azzurra’, që duke nisur nga dita e sotme deri më 12 qershor do të qëndrojnë bashkë edhe një herë për të adhuruar motorët e tyre. Dhe harlistët evropianë nuk do të mungojnë në këtë festë të madhe që duket sikur është kthyer në një festival modelesh e motorësh Harley. Sigurisht që gjithçka do të jetë shumëngjyrëshe, me personalizimet ekstravagante të motorëve të tyre, me veshjet prej lëkure dhe çizmet e rënda, me trupat e mbushur me tatuazhe, dhe kjo në emër të kultit të markës legjendare me yje e shirita.
Nami i motorit amerikan nuk njeh kufij. ‘Harley-Davidson Owners Group’ janë shfaqur në mbi 100 vende të botës dhe pothuajse kanë arritur në 1 milion. Një eksperiencë kozmopolitane kjo dëshirë e çmendur për të drejtuar dhe pasur një Harley-Davidson, që do të mblidhet dhe të përhapë nëpër botë gjithçka që lidhet me markën amerikane. Kalendari i ngjeshur i edicioni të vitit 2005 të “European HOG Rally” në St. Tropez nuk do të jetë vetëm katër ditë.
Gjatë muajit maj harlistët u mblodhën në Monte Gordo, Portugali, dhe më 15 qershor do të mblidhen për të festuar "Harley Days" në Hamburg, qyteti ku vetëm dy vjet më parë festoi në mënyrë madhështore 100 vitet e jetës së Harleyt.