Kontributet vullnetare për pension, sa dhe si duhet t’i paguani
Zbritja që përfitohet sipas shumës që parapaguhet. Dokumentet e kërkuara për deklarim dhe pagesë kontributesh
Jonida Tashi
Kontributet vullnetare paguhen për sigurimin vullnetar, që është pjesë përbërëse e skemës së Sigurimeve Shoqërore në Shqipëri. Sigurimi vullnetar realizohet mbi bazën e një akt-marrëveshjeje që realizohet midis personit të interesuar dhe agjencive rajonale të Sigurimeve Shoqërore. Sigurimi vullnetar aplikohet për shtetasit shqiptarë që punojnë jashtë shtetit, për të papunët në vend mbi moshën 18 vjeç, por jo për të papunët në zonat rurale që kanë tokë. Sigurimi vullnetar njeh të drejtën:
Për mbulimin vullnetar të periudhave të pambuluara nga skema e sigurimit të detyrueshëm. Në kushtet për të përfituar një pension të plotë pleqërie duhen 35 vjet sigurim. Ato mund të sigurohen duke paguar kontribute në skemën vullnetare, duke filluar nga tetori i vitit 1993 e në vazhdim. Kjo e drejtë i njihet çdo personi përpara lindjes së të drejtës për përfitime nga sistemi i Sigurimeve Shoqërore; Për të vazhduar sigurimin e mëparshëm të detyrueshëm në kushtet e ndërprerjes së veprimtarisë ekonomike. Kjo e drejtë u njihet vetëm personave që sapo ndërpresin sigurimin e detyrueshëm dhe brenda një muaji ata nënshkruajnë marrëveshjen me agjencitë rajonale të Sigurimeve Shoqërore që ta vazhdojnë sigurimin në skemën vullnetare. Në këtë rast personat e siguruar në skemën vullnetare vazhdojnë sigurimin për të gjitha llojet e përfitimeve që u siguronte skema e detyrueshme; Për të vazhduar, krahas sigurimit minimal të detyrueshëm, edhe sigurimin vullnetar me qëllim përfitimi dyfishin e pensionit minimal të pleqërisë, invaliditetit apo atij familjar. Sigurim vullnetar për maksimumin e përfitimeve në rast pensioni pleqërie, familjar dhe invaliditeti, mund ta bëjnë të vetëpunësuarit, punëdhënësit si dhe të gjithë personat me moshë mbi 18 vjeç që sigurohen për herë të parë; Për zgjerimin vullnetar të sigurimit, për të siguruar përfitime që nuk mbulohen nga sigurimi i detyrueshëm, si në rast aksidenti në punë dhe sëmundje. Kjo e drejtë njihet për të vetëpunësuarit dhe punëdhënësit, por vetëm pasi të kenë kontribuar një vit në skemën e detyrueshme dhe përpara lindjes së të drejtës për përfitime.
Sa paguhet
Masa e kontributit ndryshon çdo vit, me ndryshimin e kufijve të pagës minimale dhe maksimale dhe përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave. Aktualisht, duke filluar nga data 01.07.2004 e në vazhdim paguhen 3 742 lekë në muaj. Po kjo masë kontributi është edhe për pagesa për periudha të mëparshme. Për të realizuar sigurimin vullnetar mjafton paraqitja me një certifikatë në agjencitë rajonale të Sigurimeve Shoqërore, ku specialisti rajonal i sigurimit vullnetar bën llogaritjen e masës së kontributit sipas kërkesës së personit të interesuar. Pagesa e kontributeve mund të bëhet mujore, tremujore, gjashtëmujore ose vjetore, si të bihet dakord në akt-marrëveshje: Kur pagesa bëhet tremujore do të zbriten 1.5 për qind; Kur pagesa bëhet gjashtëmujore do të zbriten 3 për qind; Kur pagesa bëhet vjetore do të zbriten 6 për qind e shumës së parapaguar në periudhën respektive; Kur pagesa bëhet më shumë se një vit sigurim vullnetar, për periudhën e prapambetur, masa e kontributit do të jetë sa masa që është në fuqi në kohën kur kryhet pagesa, pra së bashku me ndryshimet që pëson masa e kontributit gjatë vitit. Pagesa e kontributeve në të gjitha rastet bëhet më parë se sa personit të interesuar t’i lindë e drejta për përfitime nga Sigurimet Shoqërore. Pagesa e kontributeve bëhet në llogaritë e Sigurimeve Shoqërore, e specifikuar për sigurimin vullnetar.
Zbritja
Kur pagesa bëhet tremujore do të zbriten 1.5 për qind;
Kur pagesa bëhet gjashtëmujore do të zbriten 3 për qind;
Kur pagesa bëhet vjetore do të zbriten 6 për qind e shumës së parapaguar në periudhën respektove;
Kur pagesa bëhet më shumë se një vit sigurim vullnetar, për periudhën e prapambetur, masa e kontributit do të jetë sa masa që është në fuqi në kohën kur kryhet pagesa, pra së bashku me ndryshimet që pëson masa e kontributit gjatë vitit.
Kategoritë për sigurimin vullnetar
Vazhdim vullnetar të sigurimit kanë të drejtë të bëjnë personat e interesuar, të cilët janë larguar nga sigurimi i detyrueshëm dhe nëpërmjet marrëveshjes për këtë fushë sigurimi, vazhdojnë sigurimin për të gjitha degët e sigurimit të detyrueshëm. Ata kanë të drejtë të paguajnë kontribute deri në nivelin maksimal, për përfitime deri në nivelin maksimal.
Mbulim vullnetar të periudhave të kaluara kanë të drejtë të bëjnë personat e interesuar, të cilët paguajnë kontribute vullnetare për periudhat e kaluara dhe jo për vitin pensionin. Kontributi që do të paguhet do të jetë në masën e kontributit minimal në kohën e pagesës së tyre. Përfitimet në këtë fushë janë vetëm për pension pleqërie, invaliditeti dhe familjar.
Sigurim vullnetar kanë të drejtë të bëjnë personat e interesuar, të cilët nuk janë ekonomikisht aktivë dhe sigurohen për vitin që duan ta përfitojnë pensionin. Ata kanë të drejtë të paguajnë kontribute deri në nivelin maksimal, për të përfituar deri në nivelin maksimal të pensionit të pleqërisë, invaliditetit dhe atij familjar.
Sigurim për një shumë më të madhe të ardhurash kanë të drejtë të bëjnë të vetëpunësuarit, të punësuarit dhe punëdhënësit privatë duke paguar kontribute deri në nivelin maksimal, për të përfituar deri në nivelin maksimal të pensionit të pleqërisë, invaliditetit dhe atij familjar.
Dokumentet
Afati i pagimit
Punëdhënësit dhe personat e vetëpunësuar i paraqesin dokumentet e mëposhtme jo më vonë se data 25 e muajit pasardhës;
Personi i vetëpunësuar (për vete dhe për punonjësit e paguar të familjes), dorëzon formularët E-SIG 011/a dhe E-SIG 012/a jo më vonë se data 25 e muajit të fundit të çdo tremujori të vitit kalendarik;
Formulari i deklarimit dhe pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore E-SIG 011/a: Dorëzohet në degën e bankës ku paguhen kontributet;
Formulari i deklarimit dhe pagesës së kontributeve të sigurimeve shëndetësore E-SIG 012/a: Dorëzohet në degën e bankës ku paguhen kontributet;
Listë-pagesa e sigurimeve shoqërore e shëndetësore dhe tatimit mbi të ardhurat E-SIG 025/a: Dorëzohet në degën e tatimeve ku është i regjistruar tatimpaguesi;
Listë-pagesa e përfitimeve të paguara E-SIG 026/a: Dorëzohet në degën e tatimeve ku është i regjistruar tatimpaguesi;
Pasqyra e të punësuarve rishtas dhe e të larguarve E-SIG 27/a: Dorëzohet në degën e tatimeve ku është i regjistruar tatimpaguesi.
2 Qershor 2008