E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontroll lokaleve për përdorues droge

Fier

Policia e Fierit ka nisur prej afro 10 ditësh një kontroll në të gjitha lokalet e qytetit. Në këtë aksion është përqendruar seksioni i luftës kundër kultivimit dhe shitjes së bimëve narkotike në drejtorinë e policisë së qarkut. Burimet zyrtare të seksionit kundër drogës në drejtorinë e policisë pohojnë për gazetën se Fieri konsiderohet jo vetëm një pikë transite për “lëvizjen” e drogave, por edhe si një vatër ku drogat përdoren gjerësisht. Janë nxënësit e shkollave të mesme ata që janë bërë shqetësim për policinë, ndaj është hartuar edhe një plan masash, që konsiston në kontrollin e ambienteve ku qëndrojnë adoleshentët. Statistikat e deritanishme tregojnë se seksioni i antidrogës gjatë periudhës së fundit ka ndalur më shumë përdorues droge se sa shpërndarës dhe trafikantë.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›