Kontroll në Spitalin ushtarak, skandal me barnat pa pullën e sigurisë
Nga kontrolli i QKB-së, rezulton se është rritur numri i barnave pa pullën e sigurisë
Eljona Lata
Në Spitalin Ushtarak, ditët e fundit kanë nisur t’u shpërndahen pacientëve barna pa pullën e sigurisë. Pas denoncimit të disa rasteve nga ana e mjekëve, Qendra për Kontrollin e Barnave ka ushtruar një kontroll të befasishëm duke zbuluar se lista me të tilla ilaçe është edhe më e zgjeruar se sa mendohej. Mjekët e Urgjencës, u shprehen dje për gazetën “Albania”, se nga kontrolli që u krye nga Qendra e Kontrollit të Barnave (QKB), pas këtij denoncimi ka dalë se përveç barnave të denoncuara, ka rezultuar se është shtuar numri i tyre të gjetura pa pullën e sigurisë brenda në spital. Një ndër barnat që ishte pa pullë sigurie që u konfirmua gjatë kontrollit ishte dhe “fentenyli”. Problemi me këto barna, duket se nuk mbaron këtu, ka rezultuar gjithashtu se te pulla e çmimi nuk konfirmohet se këto brana shiten me çmim spitali. Sipas mjekëve, në këtë mënyre i lihet më shumë hapësirë për të vjedhur, sepse barnat e spitalit shiten me një çmim prej 30% me pak sesa barnat që shiten nëpër farmaci. Edhe pse para një jave është bërë e ditur nga Urgjenca e Spitalit Ushtarak, ende askush nuk është vënë para përgjegjësisë për këtë shkelje.
Problemi
Mjekët e Urgjencës së Spitalit Ushtarak kanë denoncuar skandalin e fundit që ndodh në këtë spital përsa i përket barnave, të cilat janë pa pullën e sigurisë. Por, përveç barnave që mjekët kanë bërë problem, nga kontrolli i ushtruar nga Ministrie Mbrojtjes dhe nga QKB-ja, listës i janë shtuar edhe barna të tjera që janë gjetur po pa pullën e sigurisë. Sipas mjekëve një nga barnat është “fentanyli”, i cili shërben për zgjimin. Të njëjtët mjekë tregojnë se në këtë spital ka pasur edhe barna të cilat janë në kufijtë e skadencës dhe megjithatë askush nuk i ka penguar për t’i shpërndarë në spital. Ky medikament është “proserinë” 0.05%-1 ml, i cili është në kufijtë e skadencës dhe është e pa konsumueshme nga pacientët. Mjekët pohojnë se e kanë bllokuar këtë medikament, sepse shfaq rrezik duke e ruajtur si provë materiale për këtë shkelje flagrante.
Barnat
Të gjitha këto medikamente nuk kanë pullën spitalore të çmimit por thjesht një pullë të thjeshtë çmimi ku nuk tregohet nëse është medikament i destinuar për spital. Mjekët shprehen se në këtë mënyrë thellohet hendeku për vjedhje. Furnizimi i spitalit me medikamente pa pullë spitalore por me pullë farmacie duket se nuk i vë fre çmimit abuziv të këtyre barnave që bie në kurrizin e pacientëve. Kjo për shkak se medikamente të cilat kanë pullë spitalore kanë një çmim rreth 30 për qind më të ulët se medikamentet që kanë pullë farmacie. Ende nuk dihet nëse këto barna janë të skaduara ose jo.
Barnat
Fentenyl
Analginë
Nitrosorbit
Papaverinë
S.A.T
Eufelinë
Ronital
Nitrolingual
Flagyl
Prozerinë
Oxigjene
9 Mars 2010