Kontroll privatit
Tanush Shaska:
MASH është përgjegjëse për cilësinë e programeve akademike. Do të doja që ministri i Arsimit dhe Shkencës të jepte një raport publik mbi gjendjen e cilësisë në këto universitete private, të cilat ai i lejon të funksionojnë. Opinioni publik e di mirë cilësinë që ofrohet në shumicën e universiteteve private. Fakti që dyndja e studentëve bëhet tek universitetet publike, është një tregues se çfarë njerëzit mendojnë për cilësinë e këtyre universiteteve. është detyrë morale dhe ligjore e qeverisë të mbrojë me çdo kusht arsimin publik karshi atij privat dhe jo të bëjë të kundërtën.
#