Ligji, diskriminues
Dhori Kule:
Nëse do të miratohen këto ndryshime, nuk mund të flitet më për cenim të autonomisë së universiteteve publike, por për asgjësim. Kushtetuta e Shqipërisë në nenin 57, pika 7, shprehet se autonomia dhe liria akademike e tyre është e garantuar me ligj. Kjo do të thotë se rregullimet ligjore të shprehura në nenet pasuese duhet të mbështeten në nenet bazë. Mentaliteti mbi të cilin është hartuar ky projekt, shprehet edhe në një nen tjetër, 27. Parashikohet në mënyrë fyese dhe të paligjshme që rektorët, nëse do të japin mësim me kohë të pjesshme, duhet të marrin leje te ministri.
#