Kontroll procedurave të lëshimit për titujt akademikë në universitete
Ministria e Arsimit ngre komision të posaçëm për vlerësimin e titujve akademikë. Lehtësohen procedurat për ekuivalentimin e diplomave dhe titujve pasuniversitarë
Eljona Ballhysa
Një komision i posaçëm pranë Ministrisë së Arsimit do të kontrollojë procedurat e lëshimit të titujve akademikë nga universitetet shqiptare. Po kështu, Komisioni për Vlerësimin e Titujve akademikë do të realizojë njohjen zyrtare nga shteti shqiptar të diplomave dhe titujve të tjerë pasuniversitarë të lëshuar nga institucionet arsimore të shteteve të tjera.
Kontrolli
Në bazë të vendimit të qeverisë, Komisioni për Vlerësimin e Titujve Akademikë ka të drejtë të dërgojë përfaqësuesit e vet për të mbikëqyrur procedurat për mbrojtjen e “doktoratave” si dhe për shqyrtimin e titujve akademikë. Në bazë të ligjit për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, organizimi dhe drejtimi i studimeve të “doktoraturës” dhe të kualifikimit shkencor e pedagogjik pas “doktoraturës”, realizohet nga këshilli i profesorëve, i cili funksionon në çdo fakultet të vendit. Pikërisht mënyra e funksionimit e këshillit të profesorëve do të kontrollohet nga Komisioni i Vlerësimit të Titujve Akademikë. Ky komision ka të drejtën të vlerësojë me kërkesë të ministrit të Arsimit zbatimin e kritereve dhe procedurave për kualifikimin shkencor dhe kur vëren shkelje të dispozitave ligjore dhe nënligjore, ka të drejtë të marrë masa. Është ky komision që merr vendime për propozimet e fakulteteve shqiptare për dhënien e titullit akademik “Profesor”. Më pas propozimet dhe vendimet e këtij komisioni regjistrohen në një regjistër të posaçëm në Sekretariatin e Komisionit për Vlerësimin e Titujve Akademikë. Komisioni kryen dhe njohjen zyrtare nga shtetit shqiptar të gradave dhe titujve shkencorë që lëshohen nga institucionet e huaja arsimore. Procedurat dhe kriteret për njohjen e diplomave, certifikatave, gradave e titujve, tё lëshuara nga institucione të huaja të Arsimit të Lartë, përcaktohen me akt të ministrit të Arsimit dhe Shkencës, duke respektuar marrëveshjet ndërkombëtare të nënshkruara nga vendi ynë për këtë qëllim. Komisioni i Vlerësimit të Titujve Akademikë përbëhet nga 15 anëtarë dhe kryesohet nga ministri i Arsimit. Katërmbëdhjetë anëtarët e tjerë janë përfaqësues me titullin “Akademik” ose “Profesorë” nga fusha të ndryshme të shkencës, të cilët emërohen dhe shkarkohen me vendim të këshillit të Ministrave. Pagesa e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Titujve në një muaj, në rast se zhvillohen mbledhje, për kryetarin është 15 mijë lekë dhe për anëtarët 13 mijë lekë. Ky shpërblim nuk përfitohet në rastet kur nuk zhvillohet mbledhja e përmuajshme e komisionit.
Procedurat për titullin “Profesor”
Procedurat për dhënien e titujve akademikë janë të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave. Për të aplikuar për titullin e Profesorit kandidatët duhet të punojnë me kohë të plotë pranë institucioneve të Arsimit të Lartë. Ata duhet të paraqesin pranë këshillit të profesorëve dosjen me kërkesën për aplikim. Brenda një muaji, këshilli jep mendim për fillimin e procedurës së vlerësimit dhe ia përcjell dosjen shkollës së lartë dhe fakultetit të fushës, që gëzon të drejtën e promovimit për titullin “Profesor”. Brenda një muaji këshilli verifikon nëse dosja është e plotë dhe ia përcjell atë senatit të shkollës së lartë, së bashku me propozimin për përbërjen e komisionit vlerësues. Ky komision përbëhet nga 7 anëtarë, të cilët duhet të kenë titullin “Profesor” dhe duhet të jenë jashtë universitetit nga vjen kandidati. Brenda një muaji senati e shqyrton kërkesën dhe merr vendim për t’i propozuar Komisionit të Vlerësimit të Titujve Akademikë. Brenda tre muajve komisioni vlerëson aftësitë pedagogjike të kandidatit dhe harton një raport përfundimtar vlerësues së bashku me rekomandimin për dhënien ose jo të titullit. Brenda dy muajve, Komisioni i Vlerësimit të Titujve Akademikë shqyrton raportin e komisionit vlerësues dhe merr vendim për dhënie ose jo të titullit “Profesor”.
7 Qershor 2008