Berisha: “Vlora me park industrial, jo energjetik”
Kryeministri, në vazhdën e turit të tij në rrethe, është ndalur dje në qytetin e Vlorës
Kryeministri Sali Berisha, në vazhdën e turit të tij në rrethet e vendit, është ndalur dje në qytetin e Vlorës. Gjatë vizitës në këtë qytet Berisha ka theksuar se në Vlorë nuk do të ndërtohet park energjetik me përjashtim të TEC-it, por do të ndërtohet park industrial. Berisha tha se zona e Vlorës është ndër më të kërkuarat për investitorët e huaj. “Dy ditë më parë Këshilli i Ministrave miratoi një projekt, të cilin një grup biznesmenësh vlonjatë, në konsultim me autoritetet vendore, kishin hartuar për krijimin e parkut industrial në Vlorë. Ai është një projekt jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe që do të nisë punën me shpejtësi. Ky projekt i jep Vlorës një zhvillim të fuqishëm ekonomik. Vlora, me zonën e saj industriale, është një nga vendet më tërheqëse për investimet në të gjithë bregun Adriatik dhe Jonian, sepse është e lidhur ngushtësisht me portin”, - është shprehur Berisha. Ai theksoi se parku energjetik nuk do të ndërtohet në Vlorë, por në Porto Romano. “Unë jam konsekuent në atë që premtoj. Vlora është shumë e kërkuar për çështjen e energjisë sepse ka thellësinë e ujërave dhe është më e përshtatshme se portet e tjera. Ashtu siç edhe ju e keni parë, edhe dëshira e kompanisë ‘ENEL’ ka qenë që investimin ta bëjë në Vlorë, por kjo nuk mund të realizohej sepse unë mbaj premtimin e dhënë, kështu që ata erdhën në Porto Romano. Pra Vlora nuk do të jetë park energjetik, do të jetë zonë turistike, por sigurisht parku industrial është i domosdoshëm”, - është shprehur Berisha, ndërsa ka bërë të ditur se në qytetin e Vlorës do të ndërtohet një port gjigant i nivelit shumë të lartë. Gjatë vizitës së tij në Vlorë Berisha ka inspektuar punimet për ndërtimin e termocentralit të ri me vlerë 92 milionë euro, financim i Bankës Botërore, Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Bankës Europiane të Investimeve. Ndërtimi i TEC-it pritet të përfundojë në maj të vitit 2009. Kryeministri vlerësoi se për pozicionin që ka ky TEC përbën një vepër shumë të rëndësishme energjetike për përmirësimin e parametrave të furnizimit me energji elektrike të kësaj zone. Duke iu përgjigjur interesit të medias nëse rritja e çmimit të karburanteve do të ndikojë në funksionimin e TEC-it të Fierit, kryeministri Berisha tha se kjo do të ketë ndikimin e saj, por shtoi se çmimi më i lartë dhe i kushtueshëm i energjisë elektrike është mungesa e saj, ndërsa vlerësoi se çmimet e tjera janë të pranueshme. Berisha gjithashtu bëri të ditur për mediat se centrali bërthamor nuk do të ndërtohet në Porto Romano, por po studiohet një vend tjetër për këtë investim.
7 Qershor 2008