Paga në bazë të punës
Një studim që do të rendisë sëmundjet nga të cilat vuajnë më shumë shqiptarët do të jetë gati në fund të vitit. Por jo vetëm kaq. Nëpërmjet një kontrolli në terren që do të kryhet nga mjekët e familjes, do të jepet edhe një numër konkret për numrin e pacientëve që çdo mjek trajton. Në këtë rast, ISKSH-ja do të ketë një informacion më të gjerë lidhur me pagesat, apo shpërblimet që duhet t‘i japë secilit mjek, në bazë të punës. Deri tani është realizuar 80 për qind e studimit.
Plot 1600 mjekë të familjes kanë dalë në të gjithë territorin e vendit për t‘u komunikuar pacientëve një nga mënyrat më të thjeshta, nëpërmjet së cilës mund t‘u drejtohen atyre.
Qëllimi i këtij inspektimi është të informojnë ISKSH-në jo vetëm për të evidentuar sëmundjet që shqetësojnë familjet shqiptare, por edhe për të përllogaritur shpërndarjen e pagave në bazë të numrit të banorëve që mbulon secili mjek familjar.
Të dhënat e mbledhura nga ky kontroll do të përpunohen nga Institutit i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor (ISKSH), që është kontraktuesi i 414 qendrave shëndetësore, ku operojnë mjekët e familjes. Këto të dhëna të përpunuara pritet të jenë gati në fund të këtij viti.