E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet autori i vënies së tritolit

Martin Buxheli është identifikuar si autor i vënies së lëndës eksplozive në automjetin e biznesmenit Meleq Meleqi në qytetin e Delvinës dy ditë më parë. Ndaj 17-vjeçarit Buxheli është marrë masa e arrestit. Ai akuzohet për veprën penale të shkatërrimit të pronës, parashikuar nga Kodi Penal. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 29 tetorit në lagjen "Lejla Malo" të qytetit të Delvinës. Si rezultat automjeti është dëmtuar rëndë dhe tronditjen e shpërthimit e kanë ndjerë edhe pallatet e afërta me vendin e ngjarjes. Në të njëjtën ditë me shpërthimin e ndodhur në Delvinë edhe në Sarandë pati një shpërthim tritoli. Pas organizimit të punës për hetimin e rrethanave, për shpërthimin eksploziv të ndodhur në Delvinë, është mbërritur në prangosjen e autorit, ndërkohë që eksplozivi i vënë në Sarandë, në afërsi të stadiumit të qytetit, ka mbetur pa autor.

Th.Nika

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›