E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontrolli teknik; pronarë të huaj, më 20 janar

TIRANË- Procedurat e tenderit për dhënien me koncesion të kontrollit teknik të automjeteve janë drejt përfundimit dhe në garë kanë mbetur kompania franceze SAS SAKAR dhe ajo zvicerane SGS, të cilat dorëzuan dokumentet dje në Ministrinë e Transporteve. Sipas njoftimit për shtyp të Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, ofertat e dorëzuara do të vlerësohen bazuar në kriteret e përzgjedhura, të përcaktuara në dokumentacionin standard të kësaj procedure, të njohur nga subjektet konkurruese ku përfshihen, tarifa e shërbimit, vlera totale dhe koha e kryerjes së investimit. Kritere të tjera që Komisioni i Vlerësimit të Ofertave do të marrë parasysh para se të shpallë fituesin, do të jenë edhe numri i qendrave të reja të kontrollit teknik, që këto kompani kanë parashikuar të hapin ku përfshihen dhe qendrat e lëvizshme. Kriter vlerësimi është edhe kohëzgjatja e këtij koncesioni dhe vlera totale e tarifës koncesionare që do të derdhet në buxhetin e shtetit. Komisioni i vlerësimit të ofertave do të marrë vendim më 19 janar të vitit të ardhshëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›