Vrasja e ’97 në Muzinë, pranga të tretit
GJIROKASTER - Arrestohet bashkëpunëtori i tretë i vrasjes së një 35-vjeçareje 11 vjet më parë.
Ardian Soko, 37 vjeç nga Delvina u prangos dje, me akuzën se ka marrë pjesë në krimin ndaj Eleni Kokës, në 29 marsin e vitit 1997, në afërsi të “Kthesës së Muzinës”. Ndalimi i tij vjen pak ditë pas arrestimit të Bilal Mehmetit, ndërsa i treti i akuzuar për këtë ngjarje ndodhet prej vitesh në qeli. Duket se nga dëshmia e Mehmetit të jetë zbardhur dhe emri i një tjetër personi si pjesëmarrës në vrasjen pas tentativës së rrëmbimit të mjetit ku udhëtonte viktima me të shoqin. Soko ka qenë gjatë këtyre 11 viteve në Delvinë duke mos u shmangur nga ndonjë përgjegjësi ligjore ndonëse dyshohet të jetë pjesëmarrës në vrasjen e një personi më 29 marsin e 1997. Arrestimi i Ardian Sokos ditën e sotme, mbyll ciklin e identifikimit të autorëve të një prej ngjarjeve më të bujshme të vitit 1997. p.n