Borxhet, vetëvaret shoferi i forcave “Komando”, shërbeu në Afganistan
TIRANE - Vetëvaret për shkak të borxheve dhe papunësisë ish- shoferi i forcave “Komando” të ushtrisë shqiptare në Afganistan.
Namik Bakaj, 50 vjeç, banues në rrugën “Llambi Bonata”, pallati nr.10 në Kombinat të Tiranës, është gjetur i vetëvarur në banesën e tij dje në mesditë nga i vëllai. “Dua të pimë një kafe, po të pres në shtëpi”. Kështu mësohet se i ka pohuar Namik Bakaj në telefon të vëllait të tij. Menjëherë ai është nisur në drejtim të banesës së Namik Bakajt bashkë me të shoqen, por kur kanë mbërritur aty ata e kanë gjetur Namikun të vetëvarur në dhomë. Shkak i vetëvrasjes së ndodhur rreth orës 12:00, sipas burimeve të policisë, mendohet se ka qenë gjendja jo e mirë ekonomike e viktimës e ndikuar nga borxhet e shumta, papunësia dhe humbja e parave në baste të ndryshme sportive dhe kumari. Mësohet se 50-vjeçari, baba i dy fëmijëve, është gjetur i vetëvarur në banesë brenda në dhomën e gjumit nga vëllai që kishte mbërritur aty me bashkëshorten, pas telefonatës së Namikut. Vëllai i viktimës ka lajmëruar menjëherë policinë dhe është munduar t’i japë ndihmë 50-vjeçarit. Policia pas këqyrjes së kufomës dhe veprimeve hetimore në vendin e ngjarjes, ka marrë deklarime nga dëshmitarët e ngjarjes. Nisur nga këto të dhëna, grupi hetimor ka arritur në përfundimin se Namik Bakaj është vetëvarur në kushtet e depresionit të rëndë psikik. Viktima nuk ka lënë ndonjë letër apo shënim në të cilin të sqaronte motivet apo shkaqet e vetësakrifikimit, por deklarimet e marra nga hetuesit dhe verifikimet e policisë kanë zbuluar se kohët e fundit Namik Baka ka qenë duke kaluar një gjendje jo të mirë psikologjike. Gjatë hetimit të kryer, policia ka mësuar se i vetëvaruri ka kryer disa shërbime të njëpasnjëshme në Afganistan me forcat paqeruajtëse dhe “Komando”. Në muajin nëntor të vitit të kaluar, 50-vjeçari Bakaj ishte kthyer për herë të fundit nga shërbimi paqeruajtës jashtë vendit. Një banor i lagjes pohon se Namik Bakaj dukej njeri i urtë, që shihte problemet e tij. Policia ka pyetur në banesë bashkëshorten e viktimës, dy fëmijët e tij si dhe vëllain në cilësinë e dëshmitarëve të ngjarjes. Nga hetimet e kryera dhe pyetja e të afërmve të viktimës, policia ka mësuar se Namik Baka ishte frekuentues i lojërave të fatit, basteve e kumarit. Papunësia që prej kohës së kthimit nga Afganistani kishin bërë që ai t’i shtonte edhe më tepër borxhet. d.b