Avokati i Popullit: U dhunuan të paraburgosurit e Korçës
KORÇE – Policia ka ushtruar dhunë ndaj personave që qëndrojnë në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të policisë së Korçës.
Ky fakt është konfirmuar nga drejtori i parandalimit të torturës pranë Avokatit të Popullit, Ervin Karamuço pas inspektimit në ambientet e qelive. Tri ditë pas thirrjes për ndihmë nga të paraburgosurit, me pretendimin se mbi ta ushtrohej dhunë fizike dhe psikologjike nga forcat e rendit, një grup pune i institucionit të Avokatit të Popullit ka mbërritur paraditen e djeshme në komisariatin e Korçës. Pasi kanë marrë në pyetje të paraburgosurit, përfaqësia e Avokatit të Popullit ka konstatuar se në paraburgimin e Korçës ka pasur dhunë nga uniformat blu të grupit të gatshëm dhe gardianët. Drejtori i torturës pranë Avokatit të Popullit ka deklaruar se janë të paktën katër persona që akuzohen nga të burgosurit për keqtrajtim, ndaj të cilëve po kryhen verifikime. j.gj