Ekzekutoi tre vetë pas një sherri, arrestohet në Itali
Vrau 3 vetë brenda një dite, arrestohet në Itali i shumëkërkuari.
FIER/ MAJLINDA RAMA
Luan Fushaj, i identifikuar pas 10 vitesh si ekzekutori i masakrës së Divjakës u prangos në qytetin e Milanos, falë bashkëpunimit të policisë shqiptare me atë të shtetit fqinj. Operacioni për arrestimin e 45-vjeçarit u kodua me emrin “Karavastaja”. Nga burime zyrtare të policisë së Fierit pohohet se, 6 muaj më parë është rihapur dosja për vrasjen e tre personave në Divjakë, Edmond Bashuri, Dhimitër Bashuri dhe Armand Kokoneshi. Ata janë qëlluar në gusht të vitit 1998 për vdekje në Divjakë të Lushnjës me një automatik. Nga hetimet e kryera rezulton se vrasja e trefishtë ka ardhur pas një debati të çastit, për motive të dobëta mes autorit dhe viktimave. Meqenëse bëhej fjalë ende për një kohë trazirash, krimi mbeti prej kohësh pa autor, pasi nuk u siguruan as prova të mjaftueshme që të fajësonin personin që përflitej në zonë. Për rreth 10 vjet, kjo ngjarje është lënë në sirtar, derisa në fillim të këtij viti ajo u rihap, duke u bërë i mundur dokumentimi i plotë i fakteve dhe provave ligjore që vërtetonin komprometimin e Fushajt në këtë ekzekutim makabër. Ka qenë Prokuroria e Lushnjës, në bashkëpunim me Sektorin e Hetimeve dhe Krimeve në Fier që kanë bërë të mundur gjetjen e provave përfundimtare ligjore për vrasjen e dy shtetasve Bashuri dhe shtetasit Kokoneshi. Menjëherë pas identifikimit të Fushajt si autor, policia nisi verifikimin e vendndodhjes, por ka rezultuar se Fushaj kishte emigruar prej vitesh në Itali, ku dhe ishte rezident. Pasi grumbullimit të të gjitha provave, Prokuroria i kërkoi Gjykatës së rrethit të Lushnjës të vendoste masën e sigurisë “arrest me burg”. Mbi bazën e këtij vendimi i është kërkuar ndihmë Interpol Tiranës e më pas atij në Romë për të saktësuar vendndodhjen e 45-vjeçarit. Ai u arrestua në qytetin verior të Italisë, Milano. Ndonëse sipas akuzës vrasja e trefishtë rëndon mbi Fushajn, ai është person nën hetim dhe për disa vepra të rënda penale të ndodhur vite më parë në Divjakë. Sipas burimeve zyrtare, për to ende nuk janë gjetur materiale të plota që të bëjnë të mundur zbardhjen faktike të këtyre dyshimeve të ngritura mbi 45-vjeçarin.
Departamenti i Hetimit të Krimeve Fier, në vazhdën e zbulimit të krimeve të vjetra të mbetura pa autorësi, po mundohet të rifillojë të gjitha procedurat përkatëse, deri në evidentimin e plotë dhe arrestimin e autorëve.