E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konviktet e shkollave të mesme do të rindërtohen të gjitha

Zëvendësministri i Financave, Sherefedin Shehu, konfirmoi dje se të gjitha konviktet e shkollave të mesme në të gjithë Shqipërinë, vitin e ardhshëm do të rindërtohen të gjitha me kushtet më bashkëkohore. Shehu tha se të gjitha komunat dhe bashkitë, të cilat kanë nën administrimin e tyre konvikte shkollash të mesme, kanë përfituar një fond të veçantë për vitin e ardhshëm, i cili do të përdoret vetëm për rindërtimin e konvikteve të shkollave të mesme. Sipas tij, në këtë projekt nuk është përjashtuar asnjë zonë e qeverisjes vendore. Të gjitha zonat që kanë konvikte, do të përfitojnë fonde shtesë për këtë qëllim. Sipas këtij projekti, gjatë vitit të ardhshëm, çdo konvikt i shkollave të mesme në Republikë, do të jetë modern dhe me kushte bashkëkohore për të gjitha nxënësit e shkollave të mesme që jetojnë në këto konvikte.

Kryetari i qarkut Tiranë: Bashkia nuk na jep fondet

Kryetari i qarkut të Tiranës, Tasim Mema, deklaroi dje në Komisionin e Ligjeve se Bashkia e Tiranës nuk përmbush detyrimin e saj për t’i kaluar qarkut fondet e detyruara. Sipas kryetarit Mema, “Këshilli Bashkiak i Tiranës ka përcaktuar që 4 për qind të buxhetit të bashkisë t’i kalojë qarkut”, po që sipas tij, “ky fond nuk ka shkuar tek qarku”. Mema tha më tej se qarqet në të gjithë vendin nuk po respektohen nga bashkitë dhe komunat dhe për këtë, ai u vuri fajin një udhëzimi të Ministrisë së Financave. “Ky udhëzim përcakton që bashkitë dhe komunat të dërgojnë në qarqe sa para të dëshirojnë dhe ato çojnë për llogari të qarqeve vetëm qindarka, ndërkohë që vetë Bashkia e Tiranës e ka miratuar 4-përqindëshin”, - tha Mema. Por zëvendësministri i Financave, Sherefedin Shehu, i pranishëm në Komision, tha se “Ministria e Financave nuk mund të ndërhyjë në këtë pikë, pasi mund të keqinterpretohet ndërhyrja e saj”, dhe sipas Shehut, “qarqet dhe bashkitë duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët”. Gjithsesi, kryetari i qarkut të Tiranës, Tasim Mema, kërkoi nga buxheti dyfishimin e fondeve për qarkun e Tiranës, nga 8 për qind në 15 për qind. Zëvendësministri Shehu tha se qarqet nuk janë tepër produktive, pasi sipas tij, “madje edhe në personel gjen vetëm pak inxhinierë apo specialistë, ndërsa pjesa tjetër...”

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›