Ministri Krasniqi viziton Shqipërinë
Nga Express më 06 prill 2011 në ora 10:23
Ministri i Kulturës, i Rinisë dhe i Sporteve të Kosovës, Memli Krasniqi, është nisur sot për një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Ai do të takohet sot në mesditë me kryeministrin shqiptar, Sali Berisha, dhe do të marrë pjesë në hapjen e ekspozitës “Vepra 1970 -1990”, të piktorit të shquar nga Kosova, Muslim Mulliqi.
Kurse nesër ministri Krasniqi do të zhvillojë takim me ushtruesin e detyrës së ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Shqipërisë, Nikollë Lesi.