E Diel, 1 Nëntor 2026

Lugina akuzon Beogradin për mungesë investimesh

Nga Express më 06 prill 2011 në ora 12:33

Retorika të cilën pas takimit të fundit të Trupit Koordinues e ka përdorur ministri Milan Markoviq duke akuzuar politikanët shqiptarë nga Bujanoci e Presheva për aktivitet të pamjaftueshëm në promovimin projektit të fakultetit në Medvegjë, është vetëm njëra nga arsyet pse në mbledhjen e Kryesisë së Partisë për Veprim Demokratik dhe në takime me partitë tjera shqiptare do të bisedojmë për mundësinë që të mos marrim më pjesë në punën e Trupit Koordinues, ka paralajmëruar për gazetën “Danas” kryetari i PVD-së dhe deputeti nga Preshava në Kuvendin e Serbisë Riza Halimi.

Halimi për këtë gazetë ka përkujtuar se “as pas dy vjetësh Kryesia e Trupit Koordinues nuk ka funksionuar me kapacitet të plotë dhe as gjashtë komisionet që merren me problemet e librave dhe mësimin në gjuhën shqipe “. „Duke se ne jemi vetëm dekor për kryetarin e Trupit Koordinues ministrin Markoviq dhe shërbimeve të tij. Sepse, me garanci pohoj se nuk jemi përfshirë në marrjen e asnjë projekti të këto organi shtetëror gjatë dy vjetëve të fundit“.

Riza Halimi thekson se edhe më tej çështje kryesore mbetet pa perspektiva ekonomike e të rinjve në Bujanoc, Preshevë e Medvegjë, dhe kjo hap problemin e azilantëve në vendet e BE-së. Halimi përkujton edhe se shqiptarët kanë ene probleme me marrjen e dokumenteve personale edhe pse janë banorë të Serbisë. Në vend të kësaj na ofrojnë spektakle si shfaqjet teatrale multietnike me të cilat krijohet pasqyrë e rreme e realiteti. E Fakulteti në Medvegjë mësimin e zhvillon në kushte qesharake, me përkthyes simultan dhe veç kësaj ai këtë e bën në mënyrë joprofesioniste. E gjithë kjo ngjason në farsë, sepse si ka mundësi, pa kushte materiale, një shqiptar nga Presheva mund të shkollohet në Medvegjën larg 170 kilometra nga Presheva ku nuk ka konvikt studentësh“, thekson Halimi.

"Dy herë i kam shkruar kryeministrit Mirko Cvetkoviq dhe ai është i njoftuar me problemet aktuale në jug të Serbisë. Por hapa konkretë nga Beogradi ende nuk ka, prandaj edhe pritet largim ynë nga Trupi Koordinues“, ka përfunduar Riza Halimi për “Danas”, transmeton KD.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›