E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kouchner: Shtëpia e verdhë doli e kaltër

Nga Express më 06 prill 2011 në ora 11:15

Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë ishte në dijeni për abuzimet, por kurrë nuk dëgjuam për trafik organesh. Kështu është shprehur në një intervistë dhënë televizionit zviceran TSR, ish-përfaqësuesi i lartë i OKB-së për Kosovën, Bernard Kouchner, në lidhje me akuzat e bëra nga Carla Del Ponte lidhur me trafikun e organeve.

Ai po ashtu denoncoi edhe raportin e Dick Martyt, të miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës.

“Ata kërkonin një shtëpi të verdhë dhe e gjetën një të kaltër”, ka ironizuar Bernard Kouchner, transmeton Zëri.

I pyetur nga gazetari Darius Rochebin, rreth trafikimit të organeve, ish-ministri i jashtëm francez filloi të qeshet, ashtu siç kishte bërë kohë më parë në Graçanicë kur u pyet nga një gazetar serb rreth shtëpisë së verdhë.

Ai thotë se nuk beson dhe se asgjë nuk është vërtetuar, pavarësisht nga raporti i Martyt.

“Kam lexuar raportin me kujdes, unë pres një hetim”, tha Kouchner.

Ndërkohë, ai nuk është bindur nga provat e ofruara deri më sot. “Mikja ime Carla Del Ponte, e cila tha se ishte në atë shtëpi të verdhë ku gjetën një shiringë... Kjo nuk është serioze”, ka thënë ish-kryeadministratori ndërkombëtar i Kosovës.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›