Estrada e Shkodrës bën 50 vjet
"50 vjet këngë dhe humor", kështu është quajtur mbrëmja përkujtimore që u zhvillua mbrëmë në teatrin "Migjeni" të Shkodrës kushtuar përvjetorit të krijimit të Estradës Profesioniste të qytetit. E konceptuar në formën e spektaklit, kjo mbrëmje është hapur nga dyshja e aktorëve të këtij teatri Merita Smaja dhe humoristi Zef Deda. E krijuar më 6 qershor të vitit 1958, trupa e Estradës Profesioniste të Shkodrës, me regjisorin e parë të saj, të mirënjohurin Paulin /Sekuj, premierën e parë do ta jepte me 14 nëntor të atij viti, titulli i së cilës ishte "Në pavijonin e operacionit të zemrës". Ndërkohë, drejtues i muzikës do të ishte një tjetër emër i shquar, Mark Kaftalli, ndërsa skenografia është përgatitur nën kujdesin e Lec Fishtës.
Që nga viti 1958 e në vazhdim, kjo trupë ka prezantuar në publik rreth 224 premiera për të rritur dhe për fëmijë, ndërkohë që në periudhën e fundit, Teatri i Estradës ka marrë përmasat e Teatrit të Komedisë. Me këtë rast u ndanë edhe disa çmime. Me titullin "Krenaria e qytetit" janë nderuar aktorët Zyliha Miloti dhe Paulin Preka, ndërsa me titullin "Mirënjohja e qytetit" janë nderuar 13 pjesëtarë të kësaj estrade në vite. Pesëmbëdhjetë artistë të tjerë janë nderuar me titullin "Prenkë Jakova", ndërsa me titullin "Besnik Sykja" janë vlerësuar dy pjesëtarë të sektorit të përgatitjes së skenës.