Malollari, borxhet që vranë biznesmenin
Ish-presidenti i klubit të fut
bollit "Tomori", Edmond
Malollari, dyshohet se është
ekzekutuar për borxhin 15
milionë dollarë. Prokuroria dhe
Policia e Tiranës i janë rikthyer
edhe njëherë një prej vrasjeve
më të bujshme në kryeqytet, të
një personazhi të botës së biznesit,
i ndarë nga jeta tre vite
më parë, përkatësisht më 14
dhjetor të vitit 2005, në apartamentin
e tij në kryeqytet. Nga
verifikimet e kryera ka rezultuar
se biznesmeni i hekurit kishte
një borxh të konsiderueshëm
të "trashëguar" vite më parë.
Sektori i krimeve të vjetra në
kryeqytet ka rimarrë edhe
njëherë në pyetje të gjithë personat
që kontaktonte Malollari,
duke rindërtuar sërish skenën e
ngjarjes. Grupi hetimor ka arritur
të zbardhë disi natën e krimit,
por pa mundur t‘i vërë "gishtin"
ndonjë të dyshuari, pasi ka
të dhëna se vrasja mund të jetë
realizuar me pagesë. Në vendngjarje
janë gjetur gjurmë të pakta.
Nata e vrasjes
Policia ka mundur të sigurojë
një dëshmi që hedh dritë mbi
vrasjen e ish-presidentit të klubit
të futbollit "Tomori". "Natën
e vrasjes po binte një shi i lehtë.
Ishte data 14 dhjetor 2005, kur
një person i ka huazuar Edmond
Malollarit automjetin tip
‘BMW‘ për të shkuar në shtëpi.
Sapo dëshmitari është ndarë
nga Malollari, ai është sulmuar
nga disa persona. Si pasojë e
plagëve të marra, presidenti i
klubit të Futbollit ‘Tomori‘ ka
gjetur vdekjen e menjëhershme.
Autorët janë larguar me
një automjet tjetër që i priste në
një rrugë dytësore në afërsi të
stadiumit ‘Selman Stermasi‘"
thanë hetuesit e çështjes, në
përpjekje për të zbuluar autorët
e mundshëm të vrasjes së biznesmenit.
Ndërkohë, policia
ka siguruar të dhëna të tjera të
dobishme, sipas të cilave, gjatë
natës së krimit Malollari kishte
darkuar me një nga borxhdhënësit.
Madje, ata kishin programuar
edhe një ndeshje futbolli
në periferi të Tiranës.
Ndeshja nuk u zhvillua kurrë,
pasi ish-presidenti i klubit të
futbollit "Tomori" është
ekzekutuar në momentin që po
shkonte të merrte uniformën e
klubit që drejtonte në shtëpi.
"Nga hetimet ka rezultuar se
natën e vrasjes, Malollari kishte
programuar një ndeshje futbolli
në një kompleks në periferi
të Tiranës. Në momentin
që ka shkuar për t‘u ndërruar në
shtëpi dhe sapo ka zbritur nga
automjeti që i kishte huazuar
nga një shok ai është ekzekutuar
nga persona ende të paidentifikuar.
Dyshimet kanë rënë
mbi kreditorët e tij, të cilët ishin
të shumtë. Nga këqyrja e telefonit
të viktimës u shoqëruan
disa persona për t‘u pyetur, pasi
i kishin dërguar sms
kërcënuese. Por asnjë prej tyre
nuk është ndaluar, pasi gjurmët
e tyre janë krahasuar me gjurmët
e gjetura në vendngjarje",
thanë hetuesit e çështjes.
15 milionë USD borxh
Hetuesit e sektorit të krimeve
të rënda në policinë e Tiranës
kanë mundur të marrin në pyetje
të gjithë borxhdhënësit e Malollarit.
Nga të dhënat paraprake
mësohet se ish-presidenti i ndjerë
i klubit "Tomori" kishte një
borxh prej 15 milionë dollarësh.
Paratë ua kishte marrë borxh disa
shtetasve, kryesisht në qytetin e
Beratit, Fierit dhe Tiranës. "Kemi
pyetur të gjithë kreditorët e viktimës.
Por ata kanë mohuar të
kenë gisht në vrasje. Pretendimeve
të tyre u janë bashkangjitur
edhe pretendimet e familjes
së Malollarit. Ata thanë se nuk
kanë pasur dijeni për ndonjë
borxh të të afërmit të tyre", thanë
hetuesit e çështjes. Personat që
po merren me zbardhjen e ngjarjes
së ndodhur tre vite më parë
tregojnë edhe për historinë e një
huadhënësi. Sipas tyre, natën e
vrasjes së Malollarit, huadhënësi
nga Fieri kishte mbërritur në
Spitalin Ushtarak dhe është
munduar me mish e me shpirt,
duke paguar edhe shuma të
mëdha lekësh, që të ndihmojë
për kurimin e presidentit të "Tomorit".
Presidentët e vrarë të "Tomorit" të Beratit
Ylli Keli është i treti në listën e
presidentëve të "Sport Klub
Tomorit" që implikohet në afera të
paligjshme. Ai u emërua në krye të
klubit të futbollit pas vrasjes së Edmond
Malollarit. Por vetëm pak
kohë më pas Keli u arrestua në Itali
nën akuzën e trafikut të lëndëve
narkotike. Fati i keq i ekipit të qytetit
të vogël, i cili njëherë pothuajse
u bë edhe kampion i Shqipërisë,
ka nisur me Adrian Çobon. Ai ishte
presidenti më i suksesshëm i
klubit, por njihej për implikim në
botën kriminale. Pasditen e 13
majit të vitit 2000, ai ka zbritur nga
shkallët e stadiumit dhe është ulur
në një kafe së bashku me tre
gjyqtarët e ndeshjes. Vetëm pak
minuta më pas, një i njohuri i tij,
Aglin Goxhaj, shfaqet në derën e
lokalit duke hapur zjarr me
breshëri. Çobo dhe gjyqtari Luan
Zylfo gjejnë vdekjen e menjëhershme,
ndërsa dy gjyqtarë të tjerë
plagosen. Shkaku i kësaj vrasjeje
ishte tradhtia bashkëshortore e
gruas së vrasësit me shokun e tij të
ngushtë, Adrian Çobon. Pas vdekjes
së tij, ekipi i Beratit u zhyt në
fund të renditjes dhe përfundoi në
kategorinë e dytë. Në këtë moment
doli në skenë Edmond Malollari,
i cili u bë presidenti i radhës
i klubit beratas. Emri i tij nuk u
lakua shumë deri në momentin
kur ai u ekzekutua në mënyrë mafioze
në derën e shtëpisë së tij. Më
14 dhjetor të vitit 2005, biznesmeni
Edmond Malollari është
ekzekutuar me një pistoletë me silenciator
në shkallët e pallatit, i cili
ndodhet vetëm pak metra larg stadiumit
"Selman Stërmasi" në
kryeqytet. Motivi i vrasjes dyshohej
se ishte një borxh i vjetër që
Malollari ua kishte marrë disa personave
dhe refuzonte t‘ua kthente.
Një koincidencë fatale bëri që të dy
presidentët e "Tomorit" të Beratit
kanë gjetur vdekjen nga plumbat
në zonën përreth stadiumit "Selman
Stërmasi" në kryeqytet. Tashmë,
pas ngjarjeve të fundit, klubi i
futbollit "Tomori" ka përfunduar
në kategorinë e tretë.
Pas vrasjes, 1 milion lekë informatorit për Malollarin
Për informatorin, i cili do të tregojë se
cilët janë autorët e vrasjes së
presidentit të "Tomorit", Edmond
Malollari, policia e Tiranës ka vënë në
dispozicion, pas vrasjes, 1 milion lekë
të reja. Kjo shumë, sipas njoftimit të
atëhershëm për shtyp të policisë së
kryeqytetit do të shkojë në dorën e atij
perpersonave që kanë qëlluar për vdekje
biznesmenin. Ndërkohë, kjo nuk është
hera e parë që uniformat blu vënë në
dispozicion të qytetarëve një shumë të
hollash për kapjen e personave që janë
shpallur në kërkim nga ajo. Madje, kjo
procedurë kohët e fundit ka dhënë edhe
rezultate pozitive në arrestimin e
personave të kërkuar.
Prokuroria, 4 pista për "Malollarin"
Prokuroria e Tiranës
ka ngritur katër pista
kryesore për vrasjen
e presidentit të "Tomorit",
Edmond Malollari.
Pista kryesore është
ajo e borxheve, pasi
nga hetimet paraprake
është verifikuar se ai ka
pasur një sasi të madhe
parash borxh. Sipas
burimeve nga policia,
mësohet se këto të fundit
i kanë shërbyer biznesmenit
për të hyrë si
aksioner në një firmë
turke që tregton hekur.
Mungesa e provave
konkrete i ka detyruar
oficerët gjyqësorë që po
hetojnë mbi çështjen në
fjalë, që të mos përjashtojnë
deri tani në
hetimin e tyre shumicën
prej pistave të mundshme
në raste kur bëhet
fjalë për vrasjen e një
personi me post siç ishte
Edmond Malollari.
Kështu, pista më kryesore
që kanë hedhur në
dosjen e hetimit punonjësit
e organit të akuzës,
janë borxhet. Hakmarrja
është një pistë tjetër, ku
sipas organit të akuzës,
Malollari ka mashtruar
një kambist duke i marrë
një shumë rreth 30
mijë dollarësh. Madje,
ky i fundit, sipas të
njëjtave burime, një vit
më parë ka bërë denoncim
në Prokurorinë e
Tiranës, por dy dosjet të
cilat kishin të akuzuar
presidentin e "Tomorit",
Edmond Manollarin,
janë pezulluar, pasi denoncimi
ishte civil dhe jo
penal. Ndërkohë, nuk
përjashtohet pista e
konkurrencës, pasi që
prej vitit 1998 presidenti
i "Tomorit" ishte aksioner
i një firme turke të
tregtimit të hekurit. Por
një pistë e mundshme
sipas organit të akuzës
është ajo për pronat.
Sipas burimeve, disa
kohë më parë, Malollari
ka pasur një çështje në
gjykatë për prona.
Ndërkohë, burimet nga
prokuroria pohojnë se të
gjitha këto pista dhe
këto dyshime do të
nxjerrin përfundimin për
identifikimin e autorëve
të vrasjes së biznesmenit.
bollit "Tomori", Edmond
Malollari, dyshohet se është
ekzekutuar për borxhin 15
milionë dollarë. Prokuroria dhe
Policia e Tiranës i janë rikthyer
edhe njëherë një prej vrasjeve
më të bujshme në kryeqytet, të
një personazhi të botës së biznesit,
i ndarë nga jeta tre vite
më parë, përkatësisht më 14
dhjetor të vitit 2005, në apartamentin
e tij në kryeqytet. Nga
verifikimet e kryera ka rezultuar
se biznesmeni i hekurit kishte
një borxh të konsiderueshëm
të "trashëguar" vite më parë.
Sektori i krimeve të vjetra në
kryeqytet ka rimarrë edhe
njëherë në pyetje të gjithë personat
që kontaktonte Malollari,
duke rindërtuar sërish skenën e
ngjarjes. Grupi hetimor ka arritur
të zbardhë disi natën e krimit,
por pa mundur t‘i vërë "gishtin"
ndonjë të dyshuari, pasi ka
të dhëna se vrasja mund të jetë
realizuar me pagesë. Në vendngjarje
janë gjetur gjurmë të pakta.
Nata e vrasjes
Policia ka mundur të sigurojë
një dëshmi që hedh dritë mbi
vrasjen e ish-presidentit të klubit
të futbollit "Tomori". "Natën
e vrasjes po binte një shi i lehtë.
Ishte data 14 dhjetor 2005, kur
një person i ka huazuar Edmond
Malollarit automjetin tip
‘BMW‘ për të shkuar në shtëpi.
Sapo dëshmitari është ndarë
nga Malollari, ai është sulmuar
nga disa persona. Si pasojë e
plagëve të marra, presidenti i
klubit të Futbollit ‘Tomori‘ ka
gjetur vdekjen e menjëhershme.
Autorët janë larguar me
një automjet tjetër që i priste në
një rrugë dytësore në afërsi të
stadiumit ‘Selman Stermasi‘"
thanë hetuesit e çështjes, në
përpjekje për të zbuluar autorët
e mundshëm të vrasjes së biznesmenit.
Ndërkohë, policia
ka siguruar të dhëna të tjera të
dobishme, sipas të cilave, gjatë
natës së krimit Malollari kishte
darkuar me një nga borxhdhënësit.
Madje, ata kishin programuar
edhe një ndeshje futbolli
në periferi të Tiranës.
Ndeshja nuk u zhvillua kurrë,
pasi ish-presidenti i klubit të
futbollit "Tomori" është
ekzekutuar në momentin që po
shkonte të merrte uniformën e
klubit që drejtonte në shtëpi.
"Nga hetimet ka rezultuar se
natën e vrasjes, Malollari kishte
programuar një ndeshje futbolli
në një kompleks në periferi
të Tiranës. Në momentin
që ka shkuar për t‘u ndërruar në
shtëpi dhe sapo ka zbritur nga
automjeti që i kishte huazuar
nga një shok ai është ekzekutuar
nga persona ende të paidentifikuar.
Dyshimet kanë rënë
mbi kreditorët e tij, të cilët ishin
të shumtë. Nga këqyrja e telefonit
të viktimës u shoqëruan
disa persona për t‘u pyetur, pasi
i kishin dërguar sms
kërcënuese. Por asnjë prej tyre
nuk është ndaluar, pasi gjurmët
e tyre janë krahasuar me gjurmët
e gjetura në vendngjarje",
thanë hetuesit e çështjes.
15 milionë USD borxh
Hetuesit e sektorit të krimeve
të rënda në policinë e Tiranës
kanë mundur të marrin në pyetje
të gjithë borxhdhënësit e Malollarit.
Nga të dhënat paraprake
mësohet se ish-presidenti i ndjerë
i klubit "Tomori" kishte një
borxh prej 15 milionë dollarësh.
Paratë ua kishte marrë borxh disa
shtetasve, kryesisht në qytetin e
Beratit, Fierit dhe Tiranës. "Kemi
pyetur të gjithë kreditorët e viktimës.
Por ata kanë mohuar të
kenë gisht në vrasje. Pretendimeve
të tyre u janë bashkangjitur
edhe pretendimet e familjes
së Malollarit. Ata thanë se nuk
kanë pasur dijeni për ndonjë
borxh të të afërmit të tyre", thanë
hetuesit e çështjes. Personat që
po merren me zbardhjen e ngjarjes
së ndodhur tre vite më parë
tregojnë edhe për historinë e një
huadhënësi. Sipas tyre, natën e
vrasjes së Malollarit, huadhënësi
nga Fieri kishte mbërritur në
Spitalin Ushtarak dhe është
munduar me mish e me shpirt,
duke paguar edhe shuma të
mëdha lekësh, që të ndihmojë
për kurimin e presidentit të "Tomorit".
Presidentët e vrarë të "Tomorit" të Beratit
Ylli Keli është i treti në listën e
presidentëve të "Sport Klub
Tomorit" që implikohet në afera të
paligjshme. Ai u emërua në krye të
klubit të futbollit pas vrasjes së Edmond
Malollarit. Por vetëm pak
kohë më pas Keli u arrestua në Itali
nën akuzën e trafikut të lëndëve
narkotike. Fati i keq i ekipit të qytetit
të vogël, i cili njëherë pothuajse
u bë edhe kampion i Shqipërisë,
ka nisur me Adrian Çobon. Ai ishte
presidenti më i suksesshëm i
klubit, por njihej për implikim në
botën kriminale. Pasditen e 13
majit të vitit 2000, ai ka zbritur nga
shkallët e stadiumit dhe është ulur
në një kafe së bashku me tre
gjyqtarët e ndeshjes. Vetëm pak
minuta më pas, një i njohuri i tij,
Aglin Goxhaj, shfaqet në derën e
lokalit duke hapur zjarr me
breshëri. Çobo dhe gjyqtari Luan
Zylfo gjejnë vdekjen e menjëhershme,
ndërsa dy gjyqtarë të tjerë
plagosen. Shkaku i kësaj vrasjeje
ishte tradhtia bashkëshortore e
gruas së vrasësit me shokun e tij të
ngushtë, Adrian Çobon. Pas vdekjes
së tij, ekipi i Beratit u zhyt në
fund të renditjes dhe përfundoi në
kategorinë e dytë. Në këtë moment
doli në skenë Edmond Malollari,
i cili u bë presidenti i radhës
i klubit beratas. Emri i tij nuk u
lakua shumë deri në momentin
kur ai u ekzekutua në mënyrë mafioze
në derën e shtëpisë së tij. Më
14 dhjetor të vitit 2005, biznesmeni
Edmond Malollari është
ekzekutuar me një pistoletë me silenciator
në shkallët e pallatit, i cili
ndodhet vetëm pak metra larg stadiumit
"Selman Stërmasi" në
kryeqytet. Motivi i vrasjes dyshohej
se ishte një borxh i vjetër që
Malollari ua kishte marrë disa personave
dhe refuzonte t‘ua kthente.
Një koincidencë fatale bëri që të dy
presidentët e "Tomorit" të Beratit
kanë gjetur vdekjen nga plumbat
në zonën përreth stadiumit "Selman
Stërmasi" në kryeqytet. Tashmë,
pas ngjarjeve të fundit, klubi i
futbollit "Tomori" ka përfunduar
në kategorinë e tretë.
Pas vrasjes, 1 milion lekë informatorit për Malollarin
Për informatorin, i cili do të tregojë se
cilët janë autorët e vrasjes së
presidentit të "Tomorit", Edmond
Malollari, policia e Tiranës ka vënë në
dispozicion, pas vrasjes, 1 milion lekë
të reja. Kjo shumë, sipas njoftimit të
atëhershëm për shtyp të policisë së
kryeqytetit do të shkojë në dorën e atij
perpersonave që kanë qëlluar për vdekje
biznesmenin. Ndërkohë, kjo nuk është
hera e parë që uniformat blu vënë në
dispozicion të qytetarëve një shumë të
hollash për kapjen e personave që janë
shpallur në kërkim nga ajo. Madje, kjo
procedurë kohët e fundit ka dhënë edhe
rezultate pozitive në arrestimin e
personave të kërkuar.
Prokuroria, 4 pista për "Malollarin"
Prokuroria e Tiranës
ka ngritur katër pista
kryesore për vrasjen
e presidentit të "Tomorit",
Edmond Malollari.
Pista kryesore është
ajo e borxheve, pasi
nga hetimet paraprake
është verifikuar se ai ka
pasur një sasi të madhe
parash borxh. Sipas
burimeve nga policia,
mësohet se këto të fundit
i kanë shërbyer biznesmenit
për të hyrë si
aksioner në një firmë
turke që tregton hekur.
Mungesa e provave
konkrete i ka detyruar
oficerët gjyqësorë që po
hetojnë mbi çështjen në
fjalë, që të mos përjashtojnë
deri tani në
hetimin e tyre shumicën
prej pistave të mundshme
në raste kur bëhet
fjalë për vrasjen e një
personi me post siç ishte
Edmond Malollari.
Kështu, pista më kryesore
që kanë hedhur në
dosjen e hetimit punonjësit
e organit të akuzës,
janë borxhet. Hakmarrja
është një pistë tjetër, ku
sipas organit të akuzës,
Malollari ka mashtruar
një kambist duke i marrë
një shumë rreth 30
mijë dollarësh. Madje,
ky i fundit, sipas të
njëjtave burime, një vit
më parë ka bërë denoncim
në Prokurorinë e
Tiranës, por dy dosjet të
cilat kishin të akuzuar
presidentin e "Tomorit",
Edmond Manollarin,
janë pezulluar, pasi denoncimi
ishte civil dhe jo
penal. Ndërkohë, nuk
përjashtohet pista e
konkurrencës, pasi që
prej vitit 1998 presidenti
i "Tomorit" ishte aksioner
i një firme turke të
tregtimit të hekurit. Por
një pistë e mundshme
sipas organit të akuzës
është ajo për pronat.
Sipas burimeve, disa
kohë më parë, Malollari
ka pasur një çështje në
gjykatë për prona.
Ndërkohë, burimet nga
prokuroria pohojnë se të
gjitha këto pista dhe
këto dyshime do të
nxjerrin përfundimin për
identifikimin e autorëve
të vrasjes së biznesmenit.