E Diel, 1 Nëntor 2026

Kopenhagen, Ban Ki-Mun rrit presionin për arritjen e marrëveshjes

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-Mun është optimist për gjetjen e një zgjidhjeje, në lidhje me bisedimet për klimën. Ai ka sugjeruar se vendet e varfra mund ta humbin shpresën për një angazhim imediat afatgjatë, lidhur me mënyrën se si vendet e pasura do të paguajnë për të luftuar ngrohjen globale. Takimi përfundon ditën e premte, por thuhet se ato kanë ngecur në argumente që reflektojnë ndarjet e thella mes vendeve të pasura dhe atyre të varfra. Mosmarrëveshjet e vazhdueshme do të thonë që ata përballen me një detyrë të vështirë. Ki-Mun, tha se kishte shpresë që delegatët do t'i linin mënjanë dallimet dhe të bënin përparim të vërtetë në takim. “Jam optimist që Kopenhageni mund të jetë një sukses dhe të ketë një marrëveshje të pranuar, një marrëveshje të drejtë, të qartë e që do të jetë një traktat i detyrueshëm nga ana ligjore, sa më shpejt të jetë e mundur në 2010. Kjo marrëveshje do të mbulojë të gjitha elementet që po shqyrtohen dhe që do të na çojë drejt rrugës për zvogëlimin e temperaturave globale brenda 2 gradëve. Vendet në zhvillim kanë kritikuar Shtetet e Bashkuara që kanë premtuar ulje më shumë konservatore të emetimeve, sesa kishin shpresuar shumë vetë.
Por zoti Ban tha se këto çështje nuk duhet t'i pengonin delegatët që të arrinin marrëveshje në samit. “Nuk janë vetëm SHBA-të që po përballen me vështirësi të brendshme, çdo vend ka probleme, unë e di këtë. Por kjo është një sfidë globale, që kërkon përgjigje globale me solidaritet global”, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së.

SHBA
Obama: “Senati pranë miratimit të reformës shëndetësore”

Presidenti amerikan Barak Obama thotë se mbeten mospajtime në propozimin final për reformën e kujdesit shëndetësor, por ai ka besimin se vendi është në prag të një arritje që ka tunduar administratat e mëparshme. Presidenti thotë se propozimi për reformën shëndetësore në formën e tanishme nuk e rrit defiçitin, mbulon 30 milion amerikanë që nuk kanë siguracion shëndetësor si dhe fut në zbatim reforma të posaçme në fushën e kujdesit shëndetësor. Zoti Obama tha se ligji përfundimtar nuk do të përmbushë dëshirën e secilit por mospajtimet individuale nuk duhet të pengojnë miratimin e projekligjit.

Gjermani
Qeveria miraton projektbuxhetin për vitin 2010

Qeveria gjermane ka miratuar projektbuxhetin e parë të saj. Planet e buxhetit të ministrit gjerman të Financave, Volfgang Shauble, parashikojnë kredi të reja prej gati 86 miliardë eurosh për vitin 2010. Ky është borxhi i ri më i lartë në historinë e Gjermanisë. Edhe shpenzimet e përgjithshme do të rriten ndjeshëm në rreth 325 miliardë euro. Rritja e dukshme në krahasim me vitin e kaluar është para së gjithash pasojë e programeve miliardëshe të ndihmës për përballimin e krizës ekonomike. Buxhetin më të madh e ka Ministria e Punës. Parlamenti pritet ta miratojë buxhetin në fund të marsit vitin e ardhshëm.

Bullgari
Hiqen vizat për Serbinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi

Bullgaria do të heqë vizat për shtetasit e Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi duke filluar që nga 19 dhjetori, njoftoi Ministria bullgare e Punëve të Jashtme. Vend fqinj me Serbinë dhe Maqedoninë, Bullgaria paraqiti kundërshtimin e heqjes së vizave për këto vende në prag të anëtarësimit të saj në Bashkimin Europian më 1 janar 2007. Ekzistenca e vizave do të aplikohet vetëm për shtetasit e tre vendeve që nuk disponojnë akoma një pasaportë biometrike. Këta të fundit do të mund të qëndrojnë në Bullgari vetëm tre muaj pa mundur të punojnë.

17 Dhjetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›