E Diel, 1 Nëntor 2026

Kopenhagen, kryeministri Hatoyama lobon për "Tokio 2016"

Kryeministri i sapozgjedhur Yukio Hatoyama ka mbërritur ditën e djeshme në Kopenhagen, ku do të prezantoj ditën e sotme kandidaturën e qytetit të Tokios për Lojërat Olimpike të vitit 2016.
Kryeqyteti japonez, i cili ka organizuar Lojërat Olimpike në vitin 1964, është në garë kundër qyteteve Chikagos, Rio de Zhaneiros dhe Madridit.
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), do të votojë për qytetin organizator të Lojërave Olimpike në vitin 2016 ditën e sotme.
Projekti i Tokios ka marrë përgëzimet e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar nga një raport i kësaj organizate gjatë muajit shtator.
Kryeministri Hatoyama pohoi gjatë një prononcimi për mediat japoneze se lojërat në Tokio do të ishin shumë të ndryshme nga lojërat e vitit të largët 1964.
Projekti i Tokios ka arritur të ketë një fond të konsiderueshëm prej 4 miliardë dollarësh, por sipas disa kritikëve, delegatët e kryeqytetit japonez nuk kanë treguar të njëjtin pasion siç kanë treguar delegatët e qyteteve të tjera kandidatë për Lojërat Olimpike të vitit 2016.
Përveç katër krerëve të tjerë të shteteve në Kopenhagen ndodhet presidenti amerikan Barak Obama i cili po mbështet kandidaturën e qytetit të tij të lindjes, Chikagos.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›