Kopshti i Bathores, për fëmijë "spartanë"
Fëmijët shqiptarë në kopshtet shtetërore rriten si fëmijët spartanë. Nga 40 veta në një dhomë jo më të madhe se 4 metra katrorë, në vend të tavolinave për fëmijë kanë banka për të rritur. Askush nuk i kthen sytë nga fëmijët.
Në Bathore, kopshti i fëmijëve është brenda ambienteve të shkollës 9-vjeçare "Bulçesh i Ri", ku kushtet si për nxënësit, ashtu dhe për fëmijët e vegjël janë jashtë normave. Që në fillim të këtij viti shkollor, fëmijët e Bathores nuk shkojnë më në kopshtin e marrë me qira nga Bashkia e Kamzës, ku kanë shkuar prej tetë vjetësh. Ata janë transferuar në shkollën 9-vjeçare "Bulçesh i Ri". Janë 160 fëmijë të kopshtit, të cilët janë vendosur në tri klasa të kësaj shkolle.
Kushtet janë anormale për fëmijë të vegjël, pasi bankat janë për nxënës të rritur. Gjithashtu ata janë vendosur edhe në laboratorin e informatikës, i cili nuk funksionon më si i tillë, ndërsa kompjuterët janë grumbulluar në cepat e klasës. Drejtori i shkollës kërkon që të merren masa sa më urgjente, pasi për ta është e pamundur që të zhvillohet mësim në këto kushte. Ata i kanë kërkuar fonde Bashkisë së Kamzës, por për vitin 2008 bashkia u ktheu përgjigje se nuk kishte fonde.
Kopshti i fëmijëve ndodhet vetëm pak metra larg shkollës, por aty janë vendosur nga shteti që prej nëntë vjetësh disa familje të shpërngulura pas ndërtimit të ujëmbledhësit të Bovillës, të cilët ende nuk janë sistemuar nëpër apartamente.
Situata ka ndryshuar disi në kopshtin e Mëzezit. Gjashtë muaj më parë, fëmijët e këtij kopshti e kalonin paraditen në kushte akoma më të vështira. Një shtëpi e vjetër e këtij fshati, e cila kishte vetëm dy dhoma, një çati me qerpiç, ishte përshtatur në kopsht.
Fëmijët e Mëzezit kanë qëndruar 5 vjet nga gjashtë orë në ditë në atë ndërtesë. Ky ambient nuk ishte më i madh se 30 m2 dhe atje zhvillonin mësim 70 fëmijë. Nuk kishin as kushtet minimale për të kryer mësim, as ngrohje, as hapësirat e nevojshme. Ndërsa tualeti ishte jashtë ndërtesës dhe në kushte skandaloze.
Deri ditën kur prindërit dhe edukatoret u ankuan në emisionin "Fiks Fare", kërkesat për një kopsht të ri ishin futur herë pas here në prioritetet e këshillit të komunës, por problemi nuk kishte gjetur asnjëherë zgjidhje në këto pesë vjet.
Pas denoncimit të kushteve skandaloze, në të cilat jetonin fëmijët e Mëzezit, komuna vendosi që të marrë një tjetër ambient me qira.
Drejtoresha e këtij kopshti, Sibe Mata, sot thekson: "Gjendja e kopshtit ka ndryshuar tërësisht, kjo falë edhe ndihmës së ‘Fiks Fare‘ dhe atyre intervistave që bëtë ju para disa muajsh".