Shkoder, shiu i djeshëm bllokoi rrugët e qytetit
Ka mjaftuar një shi i rrëmbyeshëm i shoqëruar me breshër që ka zgjatur rreth dy orë, që pothuajse të gjitha rrugët kryesore të qytetit të Shkodrës të përmbyten e të bëhen të pakalueshme, jo vetëm për këmbësorët, por dhe për automjetet.
Problem më të madh ka pasur kryqëzimi në qendër të qytetit, pranë sheshit të pesë Heronjve të Vigut, ku niveli i ujit ka arritur deri në 40 cm. Kjo ka shkaktuar bllokimin e qarkullimit pasi automjetet e kishin të pamundur të lëviznin. Si pasojë e bllokimit të këtij aksi dhe disa kryqëzimeve në qytet është krijuar bllokim trafiku në të gjitha rrugët kryesore të qytetit. Me gjithë ndërhyrjen e policisë rrugore, vërshimi u ujit nëpër rrugë, që ngjasonte me një lumë që kishte dalë nga shtrati, e ka bërë të pamundur normalizimin e situatës. Vetëm pasi reshjet kanë pushuar, ka filluar të ulet niveli i ujit dhe njëkohësisht të rinisë dhe qarkullimi i automjeteve në qytet. E gjithë situata e krijuar përveç sasisë së madhe të reshjeve, duket se si shkak kryesor ka pasur bllokimin e kanalizimeve të ujërave të bardha. Nuk është hera e parë që kryqëzimet kryesore të Shkodrës, pas reshjeve të shiut mbulohen me ujë, duke u bërë të pakalueshme. Megjithëse pjesa më e madhe e kanalizimeve të qytetit janë ndërtuar nga e para.