Michelangelo me emër të huaj
Piktura e mjeshtri italian të renesancës, Michelangelo, që paraqet kryqëzimin e Krishtit, për një kohë të gjatë konsiderohej e zhdukur, megjithëse ajo qëndronte e varur brenda ndërtesës së Universitetit të Oxfordit, por me emër të huaj.
Bëhet fjalë për pikturën “Kryqëzimi në Prani të Zonjës së Shenjtë, Shën Gjonit dhe dy Engjëjve”. Piktura është blerë në një ankand në vitin 1930, dhe prej atëherë qëndronte varur në murin e Champion Hall, në Oxford, në jug të Anglisë, megjithëse si autor i saj konsiderohej piktori italian, Marcello Venusti.
Megjithatë, historiani italian i artit, që njëkohësisht është ekspert i Michelangelo’s, Antonio Forcellino, pohonte se piktura është krijuar nga Michelangelo. Andaj, ai insistoi që piktura të dërgohej për ekzaminim me rreze infra të kuqe, të cilat pastaj vërtetuan autorin e saj të vërtetë.
Piktura e Michelangelo’s ndërkohë është dërguar për ruajtje në muzeun arkeologjik të Oxfordit, sepse, sipas drejtorit të Champion Hall, atit Brendan Callaghan, bëhet fjalë për një vepër tejet të vlefshme.