E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korça pa matës të zhurmës

 

KORÇE - Ndërsa zhurmat akustike në qytetin e Korçës kanë ardhur duke u rritur, kujdesi për mbrojtjen e komunitetit prej tyre po zbehet. Prej tre vitesh mungon plotësisht aparatura e matjes së tyre dhe për sigurimin e një të tille askush nga personat përgjegjës në strukturat përkatëse nuk është interesuar. Burime pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik në Korçë pohojnë se gjatë kësaj periudhe nuk është bërë asnjë matje e zhurmës që shkaktohet në qytet. Bazuar te shifrat e para 3 viteve, ky tregues rezultonte shumë shqetësues dhe vendin e parë e zinte ndotja e krijuar nga trafiku i mjeteve. Nga 40 deri 50 decibel që është pragu kritik i zhurmave në shkallë vendi, në qytetin e Korçës arrinte në 72 decibel. Pas 3 vitesh mendohet se ky tregues të ketë avancuar më tepër, për shkak dhe të shtimit të numrit të automjeteve. Të tjerë shkaktarë për zhurmat në ambient janë dhe lokalet, rritja e makinerive prerëse, etj. duke ndikuar drejtpërdrejt në shëndetin e banorëve të qytetit të Korçës.                j.gj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›