Rikthehet, rikthehet
Më në fund, Lindsay Lohan e ka mundësinë që të rikthehet dhe të rifillojë karrierën e saj.
Aktorja problematike mësohet se ka filluar bisedimet për të luajtur në filmin “Escaping The Game”, një film ky që flet për aktorët me probleme me drogën dhe alkoolin, një karakter ky që i përshtatet shumë Lindsay’it.
Producenti i filmit, Nathan Folks ka thënë se e dëshiron aktoren e filmit Mean Girls në projektin e tij.
“Filmi flet për të famshmit, të cilët janë bërë të famshëm më këtë gjë dhe e kanë të vështirë të largohen nga shprehitë e tyre”.
“Por, ne ende jemi të pasigurt nëse ajo është e lirë dhe mos është duke punuar diçka tjetër. Lindsay dhe unë kemi diskutuar këtë punë dhe ajo në njëfarë mënyrë është pajtuar me kushtet. Ajo tani është më mirë dhe këtë do t’ua tregojë të gjithëve se është rikthyer dhe është aktore e madhe ashtu sikurse ka qenë”.
Në të njëjtën kohë, nëna e Lindsay’it, Dina Lohan ka thënë se vajza e saj e famshme “ka vuajtur shumë nga këto shprehi”.
“Besoj se Lindsay nuk pi më dhe mendoj se ajo ka vuajtur shumë nga këto shprehi. Pra, mendoj se tani është mirë”, tha Dina.
“Ajo është një vajzë e re që ka vuajtur. E di, nuk është e përsosur... Ajo po mëson shumë, madje ka mësuar të përdorë mikroskopin, një gjë që unë as sot nuk e di”.