E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëshiron të ketë familje

Nga Express më 23 shkurt 2011 në ora 15:08

“Ambicia më e madhe” e James Bluntit është të ketë një familje.

Këngëtari 36 vjeç, i cili ka shërbyer edhe në Kosovë në kuadër të KFOR’it anglez – dhe ka qenë në lidhje me bukuroshen spanjolle, Sabina Vidal dhe supermodelen Petra Nemcova në të kaluarën – ka pranuar se pavarësisht reputacionit të tij, apo gruas që do të takohet më të, shpreson që në të ardhmen të ketë një familje të madhe.

“Dështimi i një martese është shumë i tmerrshëm. Familja është një gjë speciale për mua dhe njëra prej ambicieve më të mëdha që kam në jetë”, tha ai.

“Shoku im më i lumtur që njoh është ai që ka një lidhje të fortë dhe ka dy fëmijë më të cilët gjithmonë qeshet”.

Megjithatë, përderisa flet për marrëdhëniet e tij me shokun, krijuesi i hitit “You’re Beautiful” – karriera e të cilit filloi në ushtrinë britanike – shpjegon se shumë nga shokët e tij nuk kanë respekt për këtë gjë.

“Bëra karrierë duke ngrenë djathë. Isha në shkollë fetare. Isha në ushtri. Kam kaluar në çdo fazë. Shumica e shokëve parim primar kanë pasur tradhtinë dhe jo besnikërinë ndaj njëri-tjetrit. Nuk kam hyrë në një ‘thes’ me ta dhe kjo është arsyeja pse nuk më duan më”, tha ai.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›