E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçarët: Mundim Tiranën, pastaj drejt kreut

Nga LEONARD TREBICKA

Skënderbeu për jetë a vdekje ndaj bardhebluve. Objektivi? Të mos dilet pa pikë, në të kundërt, lamtumirë titullit

Një sfidë zjarri mund të quhet kjo e kësaj të diele në kryeqytet mes Tiranës dhe Skënderbeut. Kryendeshja e javës së 8-të të superligës do të mbyllë siparin e kësaj fundjave për futbollin e superligës, një 90-minutësh që padiskutim do të jetë një provë e vërtetë për kampionët në fuqi, të cilët këtë sezon kanë një mision më shumë se të vështirë për të mbrojtur titullin kampion.

Tirana dhe Skënderbeu luajnë me të njëjtin objektiv në këtë kampionat, ku njëra prejt tyre, Tirana, është e qetë në krye të renditjes, ndërkohë që Skënderbeu e sheh veten në mesin e tabelës, me 10 pikë, 6 më pak se bardheblutë. Skënderbeu do të kërkojë patjetër të fitojë këtë ndeshje, sepse në rast të kundërt, do të lajë para kohe duart nga synimi për titullin kampion, pasi do të shkëputet më pas 9 pikë nga kreu. Korçarëve u duhen patjetër pikët këtë të diel në Qemal Stafa, ndërkohë që në kampin korçar optimizmi dhe besimi në vetvete për këtë ndeshje është më i madh se asnjëherë tjetër.

Futbollistët Edhe pse heshtja e shtypit për të gjithë lojtarët e Skënderbeut do të vijojë edhe këtë javë, duket se optimizmi është i madh te grupi i lojtarëve korçarë. Daniel Xhafaj ka qenë përfaqësuesi i vetëm i futbollistëve që është lejuar të flasë për mediat disa ditë më parë, ndërkohë që të tjerët, madje me radhë, mund të flasin vetëm pas Tiranës, madje vetëm nëse Skënderbeu do të arrijë të mundë bardheblutë.

Kjo heshtje ka sjellë në një farë mënyrë edhe qetësinë te Skënderbeu, ndërkohë që lojtarët, pavarësisht se komunikojnë me mediat, kërkojnë prej tyre që fjalët që thuhen të mos dalin me emra konkretë. Dy prej futbollistëve të Skënderbeut, ditën e djeshme, kanë deklaruar: Sigurisht që jemi duke lexuar me vëmendje të madhe mediat gjatë kësaj jave, për të parë se çfarë ndodh në kampin kuqebardhë.

Bardheblutë duken shumë optimistë në deklaratat e tyre, ashtu siç ndodhi me ne përpara superkupës, por që ne e humbën në Korçë. Tani po ndodh e kundërta, pasi është Tirana ajo që po trumbeton në shtypin sportive. Por do të shohim se çfarë do të ndodhë në fushën e lojës. Tirana e shikon të fituar ndeshjen pa filluar mirë, por ka harruar që ka përballë një Skënderbe që është i etur për fitore dhe që tashmë, me ardhjen e trajnerit të ri, di të flasë vetëm në fushën e lojës.

Bardheblutë le të flasin deri të dielën, ndërkohë që ne do të flasim vetëm në Qemal Safa. Pas asaj ndeshjeje do të jemi ne ata që do ta kemi të hapur rrugën e titullit. U premtojmë të gjithëve që do të marrim hakun e superkupës brenda në kryeqytet dhe këtë keni për ta parë, – përfundojnë fjalët e tyre dy prej futbollistëve të Skënderbeut, njëri mesfushor dhe tjetri mbrojtës.

 

Jo vetëm dueli Tirana-Skënderbeu,por edhe sfidë trajnerësh Rubio-Levi

Pritet një 90-minutësh i fortë jo vetëm në fushë, por edhe në shkallët e stadiumit dhe në stolat respektivë

Të dy tifozëritë përballë njëra-tjetrës. Dy kampet e futbollistëve do të jenë një tjetër sfidë në këtë ndeshje, ndërkohë që dueli më i fortë në “Qemal Stafa” do të jetë mes pankinave. Një spanjoll me emrin Rubio do të përballet me çekun Levi, dy shkolla të ndryshme futbolli, por që tashmë për herë të parë drejtojnë në karrierën e tyre dy skuadra shqiptare. Dueli Rubio-Levi duket se do të jetë dueli më i fortë në këtë ndeshje.

Rubio ka më shumë kohë në Shqipëri dhe ka avantazhin e vetëm sepse e njeh Skënderbeun, pasi e ka mundur në Superkupë brenda në Korçë, ndërkohë që çeku Levi e njeh Tiranën vetëm nëpërmjet disa videove që ka parë. Dueli i tyre do të jetë i pari në këtë superligë, nëse do të fitojë spanjolli apo çeku, kjo do të mund të thuhet vetëm pas ndeshjes së të dielës.

Spanjolli nën drejtimin e Tiranës duket se nuk është aq i rreptë sa Levi ndaj futbollistëve të Skënderbeut. Ndoshta sepse Rubio është mësuar me të tijtë, ndërkohë që Levi është i ri dhe ka më pak se një muaj që ndodhet në Korçë. Të dy trajnerët flasin pak nëpër media: Rubio është më liberal, pasi i lë të tijtë të flasin, ndërsa Levi ka kohë që ua ka “qepur gojën. Njëri është i shkurtër, pikërisht spanjolli, ndërkohë çeku i Skënderbeut është i gjatë dhe me mustaqe.

Shumë ndryshime mes njëri-tjetrit në pamje të parë, por edhe në punën e tyre me skuadrat respektive. Në të kaluarën kemi parë duele mes trajnerëve të ndryshme shqiptarë, Muçës, Josës, Duros, Sejdinit, Miles, Likës, Starovës etj., ndërkohë që këtë të diel, dueli do të jetë krejtësisht i huaj. Spanjë-Çeki është lufta e pankinave, ndërkohë që bardheblutë përballë kuqebardhëve do të jetë dueli tjetër në fushën e lojës. Cili do të fitojë? Kjo mbetet për tu parë.

Tifozëritë Mes dy tifozërive ka ndodhur një çarje qysh në ndeshjen e Superkupës, ku kryeqytetasit, pasi hynë në stadiumin Skënderbeu, qëndruan 9 minuta, hodhën tymuese dhe më pas ndeshja u ndërpre për 90 minuta. Tifozët e Tiranës më pas u larguan me shpejtësi nga Korça dhe festuan në Qafë Thanë, ndërkohë që këtë herë pritet të festojnë tifozët korçarë, por këtë herë në Krrabë. Të dy tifozëritë janë gati që në këtë ndeshje ti tregojnë njëra-tjetrës se kush do të dijë të mbushë më shumë stadiumin. 

 

Premioja e kampionëve: Fitoni, që të shkoni në shtëpi!

Skënderbeu, për ndeshjen e javës së 8-të në kryeqytet ndaj Tiranës, do të ketë edhe premion më speciale që ka pasur ndonjëherë një skuadër në superligën shqiptare. Duke qenë se, qysh pas ardhjes së Stanislav Levit më 11 tetor dhe deri në këto momente, askush nga futbollistët e Skënderbeut nuk ka pasur mundësi të shkojë pranë familjeve të tyre. Dhe stafi teknik i Skënderbeut ka vendosur këtë herë një premio origjinale, gjë e cila u mbështet edhe nga presidenca bardhekuqe.

Vetëm në rast se ndeshja ndaj Tiranës do të fitohet nga korçarët, atëherë këta të fundit do të kenë fatin të pushojnë të paktën për 24 orë pranë familjeve të tyre, në të kundërt, të gjithë do të kthehen në Korçë për të vijuar sërish stërvitjen. Kjo premio duket se ka vënë në lëvizje futbollistët e Skënderbeut, të cilët i ka marrë shumë malli për familjarët e tyre dhe të gjithë janë gati të bëjnë më të mirën.   

 

Bardhekuqtë, sot e nesër stërvitje në Durrës

Sipas planit të skuadrës korçare, ditën e djeshme rreth mesditës, kampionët kanë lënë qytetin e tyre dhe më pas kanë udhëtuar drejt Durrësit, ku rreth orës 19:00 e gjithë skuadra është akomoduar në hotel Tropikal në Durrës, ku do të qëndrojë deri të dielën pas mesditës. Në orët e paradites së djeshme, Skënderbeu ka kryer një seancë të fundit në qytetin e vet dhe tashmë seancat e tjera do të vijojnë në qytetin bregdetar.

Nën një regjim të rreptë kazerme, kampionët do të kryejnë minimumi dy seanca deri të dielën, ku njëra prej tyre do të zhvillohet në orën 11:00 të paradites. Sipas stafit teknik, Skënderbeu ka kërkuar që të paktën për stërvitjen e sotme të përdoret aneksi i stadiumit Niko Dovana, por nuk dihet nëse në orët e mesditës ky aneks do të jetë i lirë. Kjo do të mësohet vetëm ditën e sotme, në të kundërt, Skënderbeut do ti duhet të udhëtojë sërish drejt Shijakut.

 

Skënderbeu, superior ndaj Tiranës së sezonit të kaluar

Sezonin e kaluar skuadra korçare ka qenë superiore ndaj bardhebluve në tri përballje direkte mes tyre, një në Korçë dhe dy në kryeqytet. Kujtojmë që korçarët janë shpallur kampionë në sezonin e kaluar dhe, në

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›