E Diel, 1 Nëntor 2026

Veliu: Nëse nuk fitojmë me Apoloninë, sfumohet çdo gjë

Nga ELTON NIKA

Mbrojtësi i Flamurtarit, Franc Veliu, pohon se duhet vijuar me fitore, pasi ekipi kthehet të luajë në shtëpi dhe përballë tifozëve vlonjatë
Tri pikët ndaj Bylisit marrin më shumë vlerë me fitoren ndaj Apolonisë në ndeshjen e radhës. Duket qartë se mbrojtësi i Flamurtarit, Franc Veliu, kërkon nga ekipi i tij vazhdimësinë në ndeshjen e radhës, atë që vlonjatët do të luajnë në shtëpi përballë Apolonisë këtë  të diel. Mendoj se fitorja jonë në një fushë të vështirë si ajo e Bylisit ka qenë plotësisht e merituar, një fitore që merr më shumë vlera, po të kemi parasysh faktin se sa shumë është folur për atë takim.

Po unë mendoj se tri pikët në atë ndeshje marrin më shumë vlerë nëse arrijmë të fitojmë edhe ndaj Apolonisë, një tjetër kundërshtar, që unë do ta vlerësoja maksimalisht. Luajmë në fushën tonë dhe dihet se ndeshjet në stadiumin tonë nuk mund të gabohen, ndaj besojmë të gjithë se jemi në rrugën e mbarë, për të shtuar edhe tri pikë të tjera në renditjen tonë.

Jemi vetëm një pikë larg kreut dhe hapat fals nuk na lejohen, aq më tepër kur mendon se luajmë në fushën tonë dhe nga të gjithë kërkohet vetëm fitorja. Por jo euforikë, pasi diçka e tillë mund të na ndëshkojë, ndaj të jemi plotësisht të përgatitur për të dalë me sukses nga kjo  sfidë e radhës.

Kundërshtari Apolonia ka një ekip  simpatik dhe mendoj se humbja e tyre e fundit në kampionat erdhi për shkak të episodeve, ndaj duhet të tregojmë kujdesin tonë maksimal në fushën e lojës për të dalë me sukses nga kjo përballje. E besoj faktin se gjendja në ekip është mjaft positive, dhe kjo ndikuar nga takimi i fundit në Ballsh, ku kemi arritur që edhe jashtë fushës sonë të tregohemi mjaft racionalë në lojën tone, ndaj jemi të bindur se  do të vijojmë në këtë rrugë, pra të fitoreve edhe në ndeshjen e rradhës përballë Apolonisë.

Për këtë qëllim besoj se në ndeshjen e ditës së diel në stadium, numri i sportëdashsve në shkallët  e tij do të jetë mjaft i madh, dhe kjo duke u nisur dhe nga rezultaet e fundit pozitive të ekipit, por nuk do të ndalemi me kaq. Flamurtari i vërtetë do të vijojë edhe në ndeshjet e ardhshme, – përfunon mbrojtësi i Flamurtarit, Franc Veliu.

Gjika: Dënim absurd nga FSHF, e apelojmë
Klubi i Flamurtarit dhe vetë presidenti apelojnë dënimin e dhënë nga FSHF ndaj presidentit të ekipit të Flamurtarit, Shpëtim Gjika, për ngjarjet në Ballsh. Pikërisht për këtë qëllim, një deklaratë nga ana e klubit dhe vetë presidentit është dërguar qysh ditën e djeshme, duke e quajtur një vendim dhe dënim absurd, për shkak se sipas tyre, pretendohet se në Ballsh nuk ka pasur asnjë shkak apo arsye që më pas të merret një vendim i tillë.

Jo vetëm apelim të dënimit, por pritet që hapat që do të ndjekë Flamurtari dhe vetë presidenti Gjika të vijojnë në rrugë ligjore për këtë problem. Ndërkohë, në ambientet e klubit është komunikuar se dënimi ka të bëjë edhe një herë tjetër me luftën e hapur të FSHF-së ndaj Famurtarit, që ka nisur qysh sezonin e kaluar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›