E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi hedh hapin e parë në FRD

Megjithatë, ishte thënë kohë më parë se Topi, periudhën post-Presidencë do ta kishte në “strehën” politike.

Pas takimit, Topi iu tha gazetarëve se zyrtarizimi final i angazhimit të tij në politikë do të jetë në fund të këtij muaji në selinë e FRD-së.

"Këtë takim e konsideroj si hapin e parë publik të procesit të rikthimit tim në politikë. Jam i bindur tashmë se takimi tjetër do të realizohet në selinë e re të FRD, një forcë e re politikë që në vizionin politik e ka bërë të qartë që do të jetë në funksion të plotë të aspiratës qytetare", tha Topi.

I pyetur për aleancat e mundshme në zgjedhjet e ardhshme, Topi tha se aleanca është me qytetarin. “Më ka pëlqyer një shprehje e saktë e Oketës kur është pyetur për aleancat e mundshme, ne do e kemi me qytetarin. Unë shkoj në sintoni me Oketën, aleanca vetëm me qytetarin dhe jo me atë psikologji dhe atë politikë që konsiderohen parti të vjetra", tha ai.

Në lidhje me pozicionin e tij në FRD, ish-Presidenti nuk dha detaje nëse i është ofruar posti i drejtuesit të kësaj partie, duke pranuar se ai kthehet në politikë si misionar. "Nuk e lidh këtë me një pozicion të caktuar, kjo do t'i takojë të ardhmes. Rotacioni vjen nëpërmjet votës së popullit", shtoi ai. Ndërsa kryetari i grupit nismëtar të FRD-së, Gazmend Oketa, falenderoi ish-presidentin Topi që pranoi ftesën për t`u njohur me programin politik të partisë. “Eksperienca e ish-presidentit Topi, si një nga politikanët më të sofistikuar do të jetë një aset i shtuar dhe i mirëpritur në FRD”, tha Oketa. /Start/

                                                                                             2012-08-03 12:31
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›