Korçë, bllokohen ndihmat në Lekas, gazetarët 9 orë në dëborë
KORÇE – Një eksperiencë tepër e rrezikshme ka qenë udhëtimi i një dite më parë në drejtim të komunës Lekas, atje ku prefekti i Korçës Andrea Mano pretendonte se rruga ishte e hapur. Së paku nëntë orë kanë qëndruar mes borës dhe të ftohtit rreth 20 persona, mes të cilëve edhe 6 gazetarë dhe operatorë të mediave kombëtare. Pjesë e kësaj aventure aspak të këndshme u bë edhe grupi i xhirimit të NEWS24.
Nisja në drejtim të Lekasit u bë menjëherë pas mbledhjes se Shtabit të Emergjencave, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Berisha, i cili përgëzoi punën e bërë për hapjen e rrugëve në qarkun e Korçës.
Një grup i madh personash, mes të cilëve edhe ministri i Financave Ridvan Bode dhe deputetë të qarkut, të udhëhequr nga prefekti Andrea Mano nisën rrugëtimin e pamundur mes dëborës. Kur kishte kaluar vetëm një orë prej nisjes së udhëtimit, njëri prej mjeteve do të bllokohej, ndërsa ministri i Financave dhe deputetët e qarkut do të ktheheshin pas, me argumentin e një takimi urgjent në Tiranë, edhe pse dukej qartë se ishte rruga e bllokuar ajo që prishi entuziazmin e tyre.
Grupi vazhdoi aventurën më tej, të shoqëruar nga prefekti Mano, stafi i një shkolle publike dhe forcat e ushtrisë. Vendi i quajtur ura e Gjergjevicës sjell bllokimin e radhës, dhe pikërisht në këtë moment ndodh edhe largimi i prefektit Mano në drejtim të fshatit Gjergjevicë. Që në këtë çast Mano humbi çdo lloj kontakti me gazetarët.
Kur kishin kaluar të paktën 4 orë nga bllokimi i grupit prej 20 personash mes borës dhe të ftohtit, mungesa e sinjalit telefonik shtonte edhe më tej panikun ndërsa askush nuk mund t’i kthente pas.
Mes ankthit dhe frikës gazetarët çanin dëborën duke ecur në këmbë, në përpjekje për tu lidhur me redaksitë e mediave, si e vetmja rrugë për të kërkuar ndihmë. U desh ecja rreth 1 km, në mënyrë që grupi i NEWS24 të lidhej me redaksinë, falë së cilës, në kohë rekord u vunë në lëvizje strukturat e shtetit.
Pas rreth një orë në vendin ku ndodheshin gazetarët mbërritën një traktor dhe një fadromë që ndihmuan në hapjen e rrugës, duke i shoqëruar ata deri në Voskopojë. Mandej ka qenë një grup tjetër gazetarësh të cilët u erdhën në ndihmë kolegëve të tyre, që rrezikuan të kalonin natën mes dëborës dhe temperaturave disa gradë nën zero.
(er.nu/News24/BalkanWeb)