E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, grabitet kisha e Shën Thanasit

Një objekt i kultit ortodoks në qytetin juglindor të Korçës është grabitur natën e kaluar nga persona ende të paidentifikuar, të cilët kanë përvetësuar një sasi parash, të dhuruara nga besmimtarët. Burime zyrtare nga policia rajonale e Korçës thanë sot se persona ende të paidentifikuar, kanë thyer derën e pasme dhe kanë shkallmuar katër kasaforta të vendosura në ambjentet e brendshme të kishës së Shën Thanasit, e ndërtuar pas viteve 90, në kodrat e qytetit. Autoritetet kishtare të Mitropolisë së Shenjtë të Korçës kanë sinjalizuar policinë për këtë vjedhje dhe kanë kërkuar kapjen e autorëve pasi, sipas tyre, ky është një rast i përsëritur që cënon objektet e kultit ortodoks, jo vetëm në qytet, por dhe në zona të tjera të qarkut, sidomos me afrimin e festave fetare. Policia nga ana e saj tha se është drejt identifikimit të autorëve të vjedhjes së kishës së Shën Thanasit, bazuar në gjurmët e zbuluara në vendngjarje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›