Grabiten miliona në agjencinë “exchange"
31/03/2009 Autorët kërcënuan me armë punonjësen
DURRES- Persona të armatosur dhe me maska kanë mundur të grabisin pa shumë kundërshti një nga agjencitë e sistemuara në hyrje të qytetit të Durrësit. Agjencia “Dyrrah”e transfertës së parave dhe e shërbimit ndaj udhëtarëve është grabitur në mëngjes. Personat janë larguar pa u identifikuar së paku deri në pasditen e djeshme, duke marrë me vete shuma të konsideruara parash. Ngjarja thuhet se ka ndodhur pak minuta pasi punonjësja e agjencisë “Dyrrah” ka hapur dyert për të nisur punët e ditës. Grabitja nga dy personat është bërë në orët e paradites, diku rreth orës 8.30, ndërsa në të janë marrë 2300 dollarë, 4100 euro dhe 12 mijë lekë. Nga hetimet paraprake mendohet se grabitësit janë të moshës nga 25 deri në 30 vjeç, por policia ende nuk ka identifikuar, ndërkohë që janë vënën në vëzhgim një numër i konsideruar personash të dyshuar për aktivitet të tilla. Punonjësja ka dëshmuar para grupit të hetimit se njëri nga personat e ka kërcënuar me jetë duke treguar se do e vriste nëse do të guxonte të kërkonte ndihmë, kurse personi i dytë ka shkuar drejt e tek arka. Nga pohimet e agjentes së këtij lokali policia dyshon se së paku njëri nga grabitësit duhet të jetë klient i agjencisë. E gjithë grabitja e shumës së parave është realizuar në më pak se 5 minuta dhe gjatë këtij akti në kënde të ndryshme hajdutët kanë lënë shenjat e gishtërinjve. Nga pohimet që ka bërë vet 35-vjeçarja të dy të rinjtë nuk ishin të maskuar dhe se vjedhjen e kanë kryer pa vënë në përdorim doreza. Por kërcënuesi që i ka ndenjur tek koka punonjëses së agjencisë ka qenë i armatosur dhe sipas dëshmisë së Xh. S ai ia ka mbajtur armën në rrëzë të veshit duke e detyruar të kthejë kokën në një pozicion të tillë që ajo të mos mundte të lexonte shenja për ta identifikuar më pas.